17.8 C
New York
October 23, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Avokati Halilaj tha se atentatin ndaj tij e bëri Sami Lushtaku, vjen kundërpërgjigja e këtij të fundit – ja çfarë paralajmëron

Avokati Gazmend Halilaj e ka drejtuar gishtin kah Sami Lushtaku për sulmin me armë zjarri që iu bë sot para shtëpisë së tij.

E lidhur me këto akuza, ka reaguar Sami Lushtaku, duke thënë se deklaratat e avokatit nuk qëndrojnë, dhe se ai ka për qëllim që ta mbajë vëmendjen e publikut dhe mediave duke e akuzuar atë.

utje, ai ka paralajmëruar Halilajn se për këtë çështje shumë shpejt edhe do ta padis për shpifje, që ka për qëllim dëmtimin e imazhit dhe personalitetin e ish-kryetarit të Skenderajt.

Ja shkrimi i tij:

Reagim

Të dashur miq,

Para pak ditësh, një njeri me emrin Gazmend Halilaj, ka bërë shpifje të ulëta duke ma përmendur emrin për një rast inekzistent të para më shumë se 20 viteve. Këto shpifje vijnë nga njeriu i cili sipas mediave dhe njerëzve që e njohin, ka probleme të mëdha me personalitetin e tij.

Ai pos shumë skandaleve, së fundi është akuzuar se ka përdhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Drenas. U mundua që të tjerëve të ua hedhë të zezat që i kishte bërë vetë ai.

Unë do ta konsultoj avokatin tim që të ushtroj padi kundër këtij shpifësi, i cili ka për qëllim që të fitojë famë duke u marrë unë më të. Për një ‘ngjarje’ tjetër që sot i paska ndodhur, përsëri më paska akuzuar mua. Ai ka për qëllim që ta mbajë vëmendjen e publikut dhe mediave duke me akuzuar mua. Ju bëj thirrje organeve të rendit që të zbardhin edhe ndodhinë e sotme mbi bazë të fakteve. Të tillët si soji i tij që kanë probleme personaliteti, duan famë.

Unë nuk mirrem e nuk kam kohë për të, aq më pak për një njeri që akuzohet për keqpërdorim seksual te një të miture. Ju garantoj 100% se këto janë shpifje më të cilat do të merret gjykata.

Shpejt do ta padis për shpifje që ka për qëllim dëmtimin e imazhit dhe personalitetit tim.

Related posts

Kurti: Kushtetuesja nëse s’dëshiron t’i nxjerrë vetës punë, e ka punën shumë të kollajshme

dardanianews

Deputeti i LDK kërkon “armëpushim” disajavor nga koalicioni me VV-në

dardanianews

Trondit Bugajski: Mbështetja e SHBA për ndryshimin e kufijve mund të kthehet në dhuratë për presidentin putin

dardanianews

Leave a Comment