0.2 C
New York
January 26, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Eurodeputetja gjermane- Kurtit: Ktheju Kushtetutës, s’mund t’u caktosh njerëzve edhe orën kur mund të dalin

Eurodeptuetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon Taubadel, po përcjellë në mënyrë aktive zhvillimet në Kosovë.

Përmes një reagimi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, von Cramon i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që për masat kufizuese që vendos për pandeminë COVID-19 duhet t’i kthehet bazës së Kushtetutës, pasi siç thotë ajo s’mund t’ua kufizosh njerëzve orën kur mund të dalin lëvizin jashtë.

Rregullat e kufizimit të lëvizjes duhet të jenë në pajtueshmëri me rregullat e Kushtetutës së Kosovës. Rregullat që kriojojnë më shumë konfusion dhe që s’janë në pajtim me Kushtetutën mund të shkaktojnë më shumë dëm. Shtetet tjera kanë caktuar kohën që mund të shpenzosh jashtë, por jo edhe orën se kur mund të dalësh jashtë. Qeveria duhet të kthehet prapa tek bazat kushtetuese”, ka shkruar eurodeputetja gjermane.

Lidhur me këtë çështje në konferencë për media është pyetur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, megjithatë ka thënë se nuk është pjesë e Kushtetueses që ta dijë nëse vendimi është anti-kushtetues.

Related posts

Blerim Latifi kritikon Atifete Jahjagën: Ka bërë aq shumë ndërhyrje kirurgjike sa mezi njihet

dardanianews

Skandaloze: Prokurori i Specializuar e përdori deklaratën e ish-këshilltarit të Albin Kurtit për urdhër-arrestin ndaj krerëve të UÇK-së

dardanianews

Babai i Agon Musliut: E keqja filloi në aeroportin e Prishtinës, shteti ma mori nga dora djalin e vetëm

dardanianews