-1.5 C
New York
January 23, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme Shëndetësi

Nis kthesa në Itali: Bie numri i viktimave dhe të infektuarve

Edhe gjatë ditës së sotme Italia ka shënuar një rënie në numrin e të infektuarve. ku në 24 orët e fundit u shënuan 2,667 raste të reja, disa qindra më pak se ditët e mëparshme.

Vijon dhe trendi zbritës i viktimave, ku sot u regjistruan 578 viktima të tjera, duke e çuar numrin total në 21,645.

Edhe pse shifrat vijojnë të jenë tragjike, krahasuar me ditët e mëparshme, ka një bilanc më pozitiv.

Sot ka një garë kundër kohës nga shkencëtarët, studiuesit dhe mjekët e gjithë botës për të gjetur një zgjidhje kundër koronavirusit, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

”Por, çdo vend ecën përpara për llogari të tij, kështu që nuk ka koordinim dhe rreziku është që koha për gjetjen e një vaksine të jetë e gjatë”, theksoi ai në Facebook, në lidhje me pandeminë e COVID-19.

“Ne jemi përballur me një situatë të jashtëzakonshme dhe përballë koronavirusit planeti nuk mund të ndahet. Përkundrazi, ai duhet të forcohet edhe më shumë, duke krijuar një Aleancë të Madhe Ndërkombëtare për vaksinën”, nënvizon ministri.

“Ne duhet të bashkojmë të gjithë mendjet më të mira dhe më të ndritura të botës, t’i mbledhim ato rreth një tryeze dhe t’i lëmë të punojnë së bashku. Sa më shpejt ta gjejmë vaksinën, aq më shpejt do të kthehemi në jetën që jetonim”, këmbëngul Di Maio.

Related posts

Befason Hetem Ramadani: Nuk po vret koronavirusi, kjo është e vërteta

dardanianews

“Ai nuk mësoi asgjë”, ish-ambasadori holandez sulmon Daçiqin pas deklaratës për varret e shqiptarëve

dardanianews

Adriatik Kelmendi: Sa ka mundësi një qeveri në detyrë të shpallë “gjendje të jashtëzakonshme” pa kaluar nga Kuvendi?

dardanianews