16.7 C
New York
September 18, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Skender Hyseni kandidat i LDK-së për kryeministër të Kosovës?

Pas refuzimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta dërguar emrin e kandidatit për kryeministër, presidenti Hashim Thaçi pritet që brenda pak ditësh t’ia kaloj nominimin e mandatarit LDK-së.

Por partia e udhëhequr nga Isa Mustafa deri më sot ka refuzuar të flasin për emrin e kandidatit të mundshëm për kryeministër, në një qeveti eventuale të cilën synojnë ta udhëheqin në koalicion me AAK-në, NISMA-n, ARK-në dhe minoritetet.

Veriu mëson se LDK-ja do ta dërgoj tek presidenti emrin e Skender Hysenit, si kandidat për kryeministër të Kosovës.

“Skender Hyseni do të jetë kandidat për kryeministër. Ai ka edhe mbeshtetjen e ShBA-së, më saktësisht të ambasadorit Grenell”, ka thënë një burim nga LDK-ja.

Ndryshe, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti gjendet në detyrë, pasi që muajin e kaluar u votua me sukses mocioni i LDK-së për rrëzimin e Qeverisë.

Related posts

​Incident gjatë konferencës së presidentit Thaçi

dardanianews

87 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, shërohen 31 persona

dardanianews

E çuditshme : Rezervat shtetërore të miellit ruhen në depon e një zyrtari të PDK’së

dardanianews

Leave a Comment