14.1 C
New York
October 27, 2020
DardaniaNews
Featured Turizem

Kohët e Covid, si do të bëhet plazhi në Shqipëri? Në diskutim ‘modeli italian’

A do të ketë këtë verë sezon turistik? Këtë nuk e dimë ende. Gjithçka varet nga ajo që do të thonë ekspertet e shëndetësisë se kur do të përfundojë pandemia e koronavirusit.

“Pra kemi një strategji të ri. Të gjitha shtetet janë duke bërë skenarë hipotetikë nëse do të kenë shfrytëzim të stacioneve të plazhit dhe sigurisht ajo që njohim e kemi të sigurtë këtë verë janë dy parimet, distanca fizike dhe higjiena personale. Mund të kemi çadra distancë 10 metra nga deti, e 4 metra nga njëra tjetra.”-thotë zëdhënësja e Ministrisë së Turizmit.

Ne një sezon normal veror para pandemisë së koronavirusit distanca nga çadra në çadër do të ishte 2.5 metra sipas dispozitave normative për stacionet e plazhit, por për shkak të situatës ministria e turizmit ka përgatitur një draft rregullore në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit (OBT) ku mendohet që kjo distancë të shkojë në 4 metra dhe numri i çadrave që ju shikoni pas meje, gati do të përgjysmohet. Nuk është vetëm ky ndryshim. Brezi i parë i çadrave në distancë me detin që më parë ka qenë 7. 5 metra do të shkojë në 10 metra.

“Ajo që mbetet pikëpyetje e madhe është kush do të jetë qasja jonë në det? Nuk mund ta thonë ekspertet e turizmit por duhet ta thonë ekspertët e shëndetësisë”.

E sigurt është që vendgrumbullimet masive do të shmangen për këtë ministria e turizmit parashikon që nuk do të ketë hapësira rekreative në plazh.

Ndërsa festa e të rinjve buzë detit, evente të ndryshme, festivale shkuma party si këto që po shikoni nuk do të jenë të lejuara deri në lehtësimin e situatës.

“Southoutdoor është anuluar për këtë vit. Edhe eventet e tjera. Anullimi është le të themi në format e pezullimit. Kjo është një histori që nuk po ndodh vetëm në Shqipëri por gjithandej. Në këto kushte kur komunikimet ndërshtetërore janë ndërprerë, rekomandimet e OBT janë te turizmi domestik, që përqendrohet te turizmi vendas.”-shprehet zëdhënësja./Tch

Related posts

Analistja gjermane: Kurti bëri gabim strategjik provokoi SHBA’në, nuk respektoi as ujdinë me LDK’në

dardanianews

Zyrtari i VV’së lëshon akuza në drejtim të Kohës Ditore: Po ‘hulumtojnë’ atë që dëshiron Kadri Veseli

dardanianews

E padëgjuar më parë: Blerim Latifi tregon se si u nda Mitrovica

dardanianews

Leave a Comment