17.8 C
New York
October 23, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme Shëndetësi

‘Sekretet’ e katër shteteve që morën masat e duhura ndaj koronavirusit

Si një efekt domino, shtet pas shteti u mbyllën prej situatës së koronavirusit. Përtej faktit se kërcënimi sa erdhi dhe u shtua në të gjithë globin, kishte një model të qartë përballjeje në shumë vende. Disa e mohuan koronavirusin, të tjerë e quajtën mashtrim, por në fund u dorëzuan duke shpallur karantinën.

Në botën e globalizuar që jetojmë, u nxorën pak mësime në javët e para të pandemisë të secilit vend, kur gjasat për ta ndalur virusin ishin ende të larta.

Tani fokusi është te kurba, ose te ngadalësimi i përhapjes së virusit me qëllim shmangien e numrit të lartë të vdekjeve. Ndërsa shumica e botës e ka përqafuar idenë e karantinimit, ende ka disa mësime për t’u nxjerrë nga katër vende që morën masat e duhura.

Taivani, vetëm 180 kilometra larg Kinës kontinentale, shmangu shpërthimin katastrofik të infektimeve. Në fund të Janarit, ishulli vlerësohej se kishte numrin e dytë të rasteve në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins. Por Tajvani me një popullsi prej 24 milionë banorësh ka regjistruar diçka me shumë se 390 raste vdekjesh. Ndërsa sot, nuk raporton raste të reja me koronavirus. Sigueish që rol kanë masat e ashpra që u morën si mbyllja e shkollave apo çerdheve.

Për sa i përket nurmit të vdekjeve, Tajvani nuk ka një kurbë të lakuar. Ndërkohë që SHBA-të janë vendi më i goditur në botë, me të paktën 26 mijë vdekje të regjistruara deri tani. Nëse SHBA-të do t’i krahasonim me Tajvanin për sa i përket vdekjeve për numër banorësh, sot do të kishin ndërruar jetë vetëm 83 amerikanë.

Megjithatë Tajvani ka një kujdes shëndetësor të një cilësie të lartë. Suksesi kryesor i tij qëndron në gatishmërinë, shpejtësinë në reagim, gatishmërinë, gjurmimin e rreptë të kontaktit etj.

Ja leksionet që vijnë nga Tajvani:

1 – Rri në gatishmëri
2 – Tregohu i shpejtë në reagim
3 – Testo, gjurmo, karantino
4 – Vër në dispozicion teknologjinë dhe të dhënat

Kryerja e testeve në botë është e pamundur për të gjithë. Por ndryshe ndodh në Islandë, ku kushdo që ka dëshirë mund të testohet. Kjo dhe për faktin se Islanda ka një popullsi shumë të vogël, dhe vetëm tetë persona kanë vdekur deri më sot nga koronavirusi. Por çfarë duhet të bëjnë vendet e tjera nëse marrin si shembull Islandën?

1 – Bëhu agresiv
2 – Përfshi sektorin privat shëndetësor
3 – Vepro në mënyrë parandaluese
4 – Përdor teknologjinë, por respekto privatësinë e qytetarëve

Koreja e Jugut e raportoi rastin e parë në të njëjtën kohë me SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Sot, Seuli po konfirmon maksimumi 30 raste të reja infektimesh në ditë. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkua është rrëth 5 mijë raste, e në SHBA më shumë se 20 mijë.

Mënyra sesi teston secili vend është e njëjtë, por kontrasti i infektimeve është dramatik. Në Korenë e Jugut ka vdekur 1 person për 100 mijë banorë, ndërsa në britani thuajse 18 persona për 100 mijë banotë. Ndërsa në SHBA, 18 vdekje për 100 mijë banorë. Por çfarë bëri mirë Korea e Jugut?

1 – Lejoi testimet për këdo që dëshironte
2 – Mësoi nga historia (Edhe pse thuajse e paprekur nga virusi SARS, Korea e Jugut “vuri mend” nga sindroma respiratore e Lindjes së Mesme)

Në rastin e Gjermanisë është pak ndryshe. Vendi në fjalë nuk ka qenë në gjendje t’i ketë nën kontroll infektimet në fazat e para. Aktualisht ka më tepër se 132 mijë raste të konfirmuara, duke e renditur Gjermaninë të pestën në botë. Por ama, Gjermania ka arritur të ruajë shkallën e ulët të vdekjeve. Në Gjermani kanë ndërruar jetë 4 persona për 100 mijë banorë. Pra është shumë më mirë sesa rasti i Italisë ku kanë ndërruar jetë 35 persona për 100 mijë banorë.

Por çfarë bëri Gjermania?

1 – Testoi më tepër teksa masat lehtësohen gradualisht
2 – Shtoi kapacitetet në spitale.

Related posts

Vdes aktori Adem Mikullovci

dardanianews

Isa Mustafa rezulton pozitiv me COVID-19

dardanianews

Ja çfarë moti befasues na pret ditëve në vijim?

dardanianews

Leave a Comment