12.6 C
New York
October 26, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Gozhdohet’ Hashim Thaçi: Në mediat vendore fyen si ‘boshkobuhë’ luftëtarin Anton Quni, e në Paris e Londër, Rugovën e etiketon si alkoolist kronik

Edhe analisti politik Agron Demi, ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit, Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë së re dhe njoftimit të Emisarit Special të Presidentit Donald Trump, Richard Grenell për rifillimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Ai thotë se presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dy kanale dhe mesazhe komunikimi.

Demi me tej potencon se mediave ndërkombëtare u thotë se, si një ‘boshkobuhë’, ai vetë ka qëndruar larg vijave të frontit, a në mediat vendore fyen si ‘boshkobuhë’ luftëtarët e vërtetë si Anton Quni.

Tutje, ai gjithashtu thotë se Thaçi në Kosovë i bën homazhe Rugovës, kurse në Vjenë, Paris e Londër e promovon biografinë e sponsorizuar nga ai ku Rugova etiketohet si alkoolist kronik.

Ja shkrimi i tij:

Presidenti i ka dy kanale dhe mesazhe komunikimi:

Tëitter-in e përdorë për me lajmëru heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, a facebook-un e përdorë ashtu si PLAN-i për me kritiku 1000 donacionet për testet e Covid-19 nga Serbia.

Mediave ndërkombëtare u thotë se, si një ‘boshkobuhë’, ai vetë ka qëndru larg vijave të frontit, a në mediat vendore fyen si ‘boshkobuhë’ luftëtarët e vërtetë si Anton Quni.

Kur partia e tij është në pushtet Kushtetuta interpretohet si ‘nuk ka qeveri pa fituesin e zgjedhjeve’, kur është në opozitë qeveritë krijohen edhe duke anashkalu fituesin.

Kur situata është e zakonshme ai kërkon shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme; e kur situata bahet e jashtëzakonshme, ai sillet zakonshëm, ngase dikush si ai në kriza funksionon më së miri.

Në Kosovë i bën homazhe Rugovës, e në Vjenë, Paris e Londër e promovon biografinë e sponsorizuar nga ai ku Rugova etiketohet si alkoolist kronik…

Për shumëkë kjo disonancë konjitive kish me qenë dërmuese për shëndetin, po jo për Presidentin, ai kështu mbijeton.

Related posts

Albin Kurti takohet nesër me Lutfi Hazirin

dardanianews

Pacolli reagon ndaj vendimit të Qeverisë për heqjen e reciprocitetit

dardanianews

96 raste të reja me COVID-19, ja nga cilat komuna vijnë të infektuarit

dardanianews

Leave a Comment