11.2 C
New York
November 27, 2020
DardaniaNews
Featured Sport

UEFA vendos datat: Ja kur rinis Champions League dhe Europa League

Javën e ardhshme pritet të vendosen edhe fatet e futbollit europian, teksa UEFA ka thirrur 55 federatat anëtare për të diskutuar mbi mënyrën se si do të rikthehen në fushë.

“Sky Sport” raporton se hipoteza e parë është që Liga e Kampionëve dhe Europa Ligë, të zhvillohen brenda muajit gusht, ku do të ishte një sfilitje për futbollistët. UEFA prej kohësh ka vendosur që 31 gushti të jetë si afati i fundit për përfundimin e të gjithë kampionateve, në mënyrë që të programohet edhe sezoni i ardhshëm.

Ndeshjet e kthimit në 1/8 e Ligës së Kampionëve parashikohen të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht ndërsa më pas ekipet që do të kualifikohen në fazën çerekfinale do t’i nënshtrohen një turi të vërtetë force teksa janë të detyruar të luajnë çdo 3 ditë, datat e parashikuara janë më 11 dhe 12 gusht dhe ndeshjet e kthimit më 14 dhe 15 gusht.

Sfidat gjysmëfinale parashikohen të luhen më 18-19 dhe ndeshjet e kthimit më 21-22 gusht. Finalja e madhe, nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, pritet të luhet më 29 gusht në Stamboll. Europa Ligë pritet të rifillojë në 2-3 gusht dhe finalja do të jetë në 27 gusht.

Kalendari i UEFA-s

Chmpions League

Ndeshjet e kthimit të 1/8 – 7 dhe 8 gusht

Ndeshjet e 1/4 – 11, 12 gusht dhe 14, 15 gusht

Ndeshjet e 1/2 – 18, 19 gusht dhe 21, 22 gusht

Finalja – 29 gusht, Stamboll

Europa League

Ndeshjet për fazën e mbetur – 2, 3 gusht

Finalja – 27 gusht

Related posts

Pal Lekaj sqaron gafën e mbrëmshme: I ngatërrova fjalët “feminist” me “fëmijëror”

dardanianews

Isa Mustafa për Express: I papranueshëm shkarkimi i Veliut, Kurti s’më konsultoi

dardanianews

Fundi i oligarkise politike dhe kapësve të Shtetit

dardanianews