5.7 C
New York
January 18, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Von Cramon i përgjigjet Grenellit: Nuk pati nevojë të rrëzohet Qeveria në mes të pandemisë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, i ka reaguar të përzgjedhurit special nga Shtëpia e Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellit, pasi ky i fundit e mbështeti një postim të Presidentit Hashim Thaçi në Tëitter, ku theksonte se javën tjetër ai do t’i ndërmerr hapat kushtetues për formimin e Qeverisë së re.

Grenell në llogarinë e tij ka shkruar se pasi të bien tarifat dhe masa e reciprocitetit, menjëherë do të fillojë procesi i dialogut.

Mirëpo kjo ka nxitur reagimin e Raportueses së PE-së e Viola von Cramon-Taubadel, e cila ka thënë se ndoshta Grenell nuk është në dijeni, por tarifat prej 100 për-qind tashmë janë të hequra nga Qeveria në detyre në krye me Albin Kurtin.

Ndoshta gjë e re për të, por tarifat janë hequr nga Qeveria në detyrë dhe Kryeministri i saj Albin Kurti”.

“Nëse dikush është i interesuar të udhëheqë një dialog, ai / ajo mund të fillojë me Qeverinë e Kosovës në në në çdo kohë. Nuk ka nevojë ta rrëzosh atë në një krizë pandemike”.
https://support.twitter.com/articles/20175256

Related posts

Kamberi e vendos flamurin kuqezi në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiqi e Daçiqi i kërkojnë ta largojë

dardanianews

Analisti Syla ka një pyetje për hoxhallarë: A lejohet gruaja muslimane e mbuluar të dal në foto me një burrë dhe politikan?

dardanianews

​Zbulimi i inteligjencës amerikane: A është krijuar koronavirusi në laborator?

dardanianews