22.2 C
New York
September 29, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Anëtarja e VV’së: Nuk rri në VV nëse i shajnë invalidët dhe nuk testohem me testet që erdhen nga Serbia

Anëtarja e VV’së: Nuk rri në VV nëse i shajnë invalidët dhe nuk testohem me testet që erdhen nga Serbia

Ish-kandidatja e VV’së për deputete, Mimoza Shala, ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka vend për persona që shajnë ata që luftuan, teksa ka shtuar se nuk do të testohet me testet për koronavirus që erdhen nga Serbia, shkruan Gazeta Metro.

Shala përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur ‘debill’ personin që më herët e shau invalidin e luftës, Shpëtim Agushollin.

“Jam ofendu, etiketu e kërcënu nga disa përsona që shiten nëpër parti për pak, asnjërit nuk ia harroj. Ke të drejtë me shpreh mendim, me argumente me kundërshtu ama me përçmu njerëzit që kanë bindjet e tyre, që kanë derdh gjakë e humb gjymtyrë, që nuk “shiten e blehen” që janë parimor në qëndrimet e tyre, është e papranueshme.”, ka thënë tutje ajo.

Postimi i plotë i Mimoza Shalës:

Nuk është me ia bo “share” as me u marrë me parti politike nëse çohet një debill që e mban në foto profil e foto “cover” VV e mendon se e mbron Lëvizjen duke përçmuar njeriun që i la gjymtyrët në luftën për çlirim, jo se bënë gabim por nuk ka vend në Lëvizje.

T’i thuash invalidit të luftës “trus kalbu në karroc” është e patolerueshme.

Menjëherë pyeta strukturat e Qendrës në Gjermani a është anëtarë i Lëvizjes ky përson, nuk e njohin dhe sipas sekretares nuk është.

Përsona të tillë, nuk kanë vend në Lëvizje. Nëse përsona të tillë mbesin anëtarë në Lëvizje atëherë jam unë ajo që nuk kam vend aty.

Jam ofendu, etiketu e kërcënu nga disa përsona që shiten nëpër parti për pak, asnjërit nuk ia harroj. Ke të drejtë me shpreh mendim, me argumente me kundërshtu ama me përçmu njerëzit që kanë bindjet e tyre, që kanë derdh gjakë e humb gjymtyrë, që nuk “shiten e blehen” që janë parimor në qëndrimet e tyre, është e papranueshme.

Kur bëhet fjalë për Shpetim N Agusholli unë jam krahu i tij, sepse, edhe ai është krahu im.

Ne që jemi ndeshur me vdekjen gjatë luftës, që i kemi qëndruar besnik betimit, që nuk përfitojmë në emër të plagëve apo kontributit të dhënë, raportin me politiken e Serbisë nuk e kemi me diplomaci por e kemi të prerë.

Sa i përket donacionit të testeve nga Serbia, edhe pse jam mbështetëse e Qeverisë, nuk dua që të testohem me ato teste. Kisha refuzuar, sepse ne e dijmë që në luftë mbijetuam, por edhe sot ata nuk na duan të gjallë. (Flas për ata që nuk e shkelin betimin

Askush nuk ka pse habitet me mendimin dhe qëndrimin tonë./gazetametro.net

https://m.facebook.com/mkriuu/posts/10221884303566903

Related posts

Quint’i s’ka konsensus, Gjermania e Franca i nisin demarsh LDK’së që ta tërheq mocionin

dardanianews

E padëgjuar më parë: Ja pse Ibrahim Rugova qëndroi në Prishtinë gjatë bombardimeve – Sali Berisha jep rrëfimin e jashtëzakonshëm

dardanianews

“ÇKAPJE, ÇKAPJE, MERITOKRACI, MERITOKRACI, ÇKAPJE, TAP BORDET, E LËSHOI BAJRAKUN”

dardanianews

Leave a Comment