16.2 C
New York
October 21, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane i bën thirrje Trumpit të lirojë ambasadorin Grenell nga detyrat në dialogun Kosovë – Serbi

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të largojë ambasadorin Richard Grenell nga detyra e tij si Dërguari Special për dialogun Kosovë – Serbi.

Në thirrjen e Bordit të LQSHA-së përmes një letre të hapur, thuhet se qasja e Administratës Trump në thelb është e gabuar dhe kësisoj është e destinuar të dështojë.

“Ne besojmë se qasja e administratës Trump ndaj konfliktit Kosovë-Serbi në thelb është e gabuar dhe prandaj është e destinuar të dështojë. Meqenëse Ambasadori Grenell ka humbur besueshmërinë e një ndërmjetësuesi të paanshëm, Lidhja Qytetare i bën thirrje Presidentit Trump që të largojë Ambasadorin Grenell nga detyrat e tij si i Dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi”, thuhet në letër.

Lidhja ka folur edhe për dialogun e deritashëm dhe “marrëveshjen e fshehtë” për shkëmbim territoresh, pastaj për situatën në Kosovë, skenën e trazuar politike dhe për kontributin që ka dhënë për çështjen e Kosovës me lobim të vazhdueshëm në SHBA.

“Ne, anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, jemi shumë të shqetësuar për situatën e rrezikshme në Republikën e Kosovës pas rënies së qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti të zgjedhur në mënyrë demokratike. Rënia ishte si rezultat i një lëvizjeje të paprecedentë të orkestruar nga disa anëtarë të elitës politike të Kosovës të përkushtuar për avancimin e interesave të tyre personale, në koordinim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump për Negociatat e Paqes Serbi-Kosovë, Ambasadorin Richard Grenell. Lidhja Qytetare gjithmonë ka lobuar te Qeveria e SHBA-së që në koordinim me Bashkimin Evropian të angazhohet plotësisht në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme të konfliktit Kosovë-Serbi. Për keqardhjen tonë, Ambasadori Grenell ka keqpërdor rëndë procesin duke e ndjekur një zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë”, thuhet tutje në letër.

Lidhja Qytetare Shqiptaro – Amerikane fton politikanët që sipas saj, kanë dëmtuar rëndë Kosovën deri më tash, të kuptojnë dhe të pranojnë realitetin që sollën zgjedhjet e 6 tetorit.

“Shpresa jonë është që ata politikanë që tashmë e kanë dëmtuar në mënyrë drastike Kosovën, të kuptojnë se kanë shkuar shumë larg. Pretendimi i tyre se ata janë pro-amerikanë është qesharak, pasi gjithçka që ata kanë bërë në Kosovë për gati 20 vjet ka qenë antiamerikane dhe antishqiptare. Shpresojmë gjithashtu që liderët e rinj të Kosovës, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe të tjerët si ata e kuptojnë rolin e tyre historik për ta nxjerrë Kosovën nga kjo situatë e tmerrshme”, është shkruar në letër.
/Koha.net/

Related posts

Kjo është ish e dashura e Robertit, që provokon me linjat e saj trupore

dardanianews

“Plaku dhe deti” në Vlorë/ Aventura e rrezikshme e peshkatarit, për dy ditë ‘betejë’ në det, shpëtohet nga varkë tjetër

dardanianews

Zyrtari i lartë i PDK-së dhe njëri nga hartuesit e kushtetutës: VV-ja ka të drejtë, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për zgjedhje

dardanianews

Leave a Comment