6.2 C
New York
January 17, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Qeveria e re – A do të takohen sot Thaçi dhe Mustafa?

Ende nuk dihet saktësisht nëse sot gjatë ditës presidenti Hashim Thaçi do ta pres në takim liderin e LDK-së, Isa Mustafën, për të vendosur përfundimisht për Qeverisë së re të Republikës.

Ardian Arifaj, këshilltari i Presidentit i ka thënë Insajderit se ende nuk kanë vendosur për këtë takim.

“Deri tash nuk ka diçka konkrete, po e pres Presidentin që ta takoj dhe pastaj do të vendosim”.

Për një takim të mundshëm mes dyshesh Thaçi-Mustafa – këtë mëngjes nuk dinë as në LDK.

Deputeti i kësaj partie, Arben Gashi, i ka thënë Insajderit se “nuk e di” nëse presidenti dhe i pari i LDK-së do të takohen sot.

Informata për këtë çështje nuk ka as nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova. Kështu i ka thënë ai përmes telefonit Insajderit.

Ndonëse takimi nuk është konfirmuar ai pritet të ndodhë shumë shpejt – meqë presidenti as pas letrës së katërtë drejtuar kryeministrit të shkarkuar, Albini Kurtit, nuk e ka marrë emrin e mandatarit.

Në anën tjetër LDK duket se tashmë e ka emrin e mandatarit të ardhshëm. Madje oragani më i lartë i kësaj partie, Këshilli i Përgjithshëm ka aprovuar një koalicion të mundshëm LDK-AAK-Nisma, të cilin pretendohet se do ta udhëheqë Isa Mustafa.

Ndryshe, Thaçi, javën e kaluar ka paralajmëruar hapa final për formimin e qeverisë, duke dhënë sinjale që do ta anashkalojë Vetëvendosjen./Insajderi.com/

Related posts

Albulena Haxhiu paralajmëron padi për shpifje ndaj ish-deputetit Milaim Zeka

dardanianews

Lajm i mirë: Parlamenti Evropian kërkon heqjen e vizave për Kosovën

dardanianews

Vjosa Osmani, sot jep dorheqje?

dardanianews