17.5 C
New York
September 25, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Veseli: VV’ja më çoi njerëz për të folur për qeveri të përbashkët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zbuluar se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Veselit këto ditë që të formohet një koalicion në mes VV’së dhe PDK’së.

“Nuk kanë nevojë të mashtrojnë opinionin për izolim dhe të më çojnë mua njerëz që të bëjmë qeveri të përbashkët”, ka thënë Veseli në një intervistë për “Reporteri”.

Kryetari i PDK’së disa herë e ka bërë të qartë se këtë mandat partia e tij do të qëndrojë në opozitë, për shkak se doli e treta në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.

Qeveria e krijuar në mes koalicionit VV-LDK, zgjati vetëm 45 ditë para se të rrëzohej me mocion votëbesimi.

Deri te ky rrëzim, erdhi si rezultat i inicimit të mocionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për shkak se kryeministri Kurti e shkarkoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

Ndërsa kryeministri Kurti thotë se e shkarkoi ish-ministrin, Agim Veliun, me arsyetimin se ky i fundit u deklarua pro gjendjes së jashtëzakonshme. Opinion ky me të cilin nuk pajtohej Kurti.

Related posts

Publikohet dokumenti: Steve Jobs i kishte dhuruar Kosovës 27 iMac në vitin 1999, për këtë e kishte falënderuar Clinton

dardanianews

Veriu i Kosovës i bindet Serbisë : Ndalim qarkullimi për 48 orë

dardanianews

Zyrtari i VV’së paralajmëron protesta gjithëshqiptare nëse Kurti largohet edhe nga ulësja e Kryeministrit

dardanianews

Leave a Comment