16.2 C
New York
October 21, 2020
DardaniaNews
Featured Lajmi i fundit

LAJMI I FUNDIT: LDK nesër e mbledh Kryesinë në ora 10:00, në mesin e këtyre emrave e vendos kandidatin për kryeministër

Nesër nga ora 10:00 e paradites, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë mbledhjen e Kryesisë.Kështu kanë theksuar burime të Gazeta Blic brenda partisë së Isa Mustafës.”Nga ora 10:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së partisë. Aty do të flitet për Qeverinë e re dhe përfundimisht do të vendoset për emrin e kandidatit për kryeministër”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Ndonëse janë përmendur disa emra të mundshëm për kryeministër, ku si favorit kryesor ka qenë lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ai sot e ka përjashtuar veten e tij. Derisa ka folur edhe për kandidaturën e Kujtim Shalës.“Kërkoj falje që s’mund të them se a kam vullnet për kandidim pasi njëherë duhet të them në organet e LDK-së dhe vullnet që del në organet e LDK-së do të jetë për mandatar. Unë kam disa çështje të mia personale dhe që jam i kujdesshëm për to, dhe besoj se zgjidhja për mandatarin duhet të jetë në vullnetin e LDK-së dhe garancën e plotë të partnerëve që mund ta qojmë përpara atë qeveri.Kemi shumë probleme, pandeminë, ekonominë, dialogun dhe janë sfida të cilat nuk janë shumë të dëshirueshme të ballafaqohesh .Po e përjashtoni veten njëfarë forme? Po. Nesër iu tregojmë nëse Kujtim Shala është njëri nga emrat. Nuk besoj se këtë vit do të merremi me autostrada, pasi ky vit do të jetë në rimëkëmbje ekonomike dhe në shërbim të shëndetësisë, çka bëhet më vonë është çështje që do të bisedohet me AAK-në dhe të tjerët, për të gjetur një gjuhë të përbashkët për projekte që janë në të mirë të Kosovës, por prioriteti duhet të caktohet mbi bazën e tyre”, tha Mustafa para mediave.Gazeta Blic merr vesh se Kujtim Shala nuk ka pranuar që të kandidohet për kryeministër.

Edhe pse i është ofruar ky post nga Mustafa, ai ende nuk ka thënë po”, tha ky burim.

Related posts

Tre fëmijë në Nju Jork vdesin nga sëmundja e rrallë e lidhur me COVID-19

dardanianews

E kryer, po diskutohen vetëm detajet e fundit – Rashica bëhet me klub të ri

dardanianews

Zbulime tronditëse, ja kush e bëri ndarjen e vëllezërve Jashari, përkatësisht, të Hamzës nga Ademi – ky ishte skenari i errët i ‘Rognerit’

dardanianews

Leave a Comment