1.7 C
New York
December 3, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Reagon Vjosa Osmani: Thaçi nuk mund të flas në emrin tim e as të qytetarëve!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani tha se si sot, 7 vite më parë, presidenti Hashim Thaçi solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Ivica Daçiq, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia.

Osmani tha se marrëveshja në fakt krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, krijoi sistemi jounitar gjyqësore e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime, transmeton Indeksonline.

Osmani tha se atëherë votoi kundër, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale, por që sot 7 vite pas, po I njëjti tento të flasë në emër të 91 deputetëve.

Por Osmani tha se jo në emrin e saj, e as në emër të qindra mijëra qytetareve të këtij vendi.

Positmi i plotë:

Si sot 7 vite më parë, Thaci solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë e sovranitetit të vendit.

Sot, 7 vite pas, po i njëjti njëjti, tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.

#JoNëEmrinTim

Related posts

PSD: Të emeruarit e VV’së në borde janë të fryrë nga korrupsioni, këta kapin në emër të popullit

dardanianews

“Unë kam urdhëruar të vritet Gani Geci”: Ish-agjenti i SHIK-ut publikon videon e Azem Sylës

dardanianews

Thirrje për vëllavrasje, ja me sa vite burg mund të dënohet Agim Bahtiri

dardanianews