4.8 C
New York
March 7, 2021
DardaniaNews
Featured Lajmi i fundit

LAJMI I FUNDIT: “Tërhiqet” Isa Mustafa, Avdullah Hoti kandidati favorit për kryeministër, në garë edhe Lutfi Haziri

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është tërhequr nga kandidatura për Kryeministër.Kështu bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic brenda mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.Gazeta Blic nga burime të saja brenda mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ka marrë vesh se deri tani janë dy emra favoritë për kryeministër.

Bëhet fjalë për Avdullah Hotin, i cili ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti, dhe që njihet si bashkëpunëtori më i afërt i liderit të LDK-së, Isa Mustafa.Dhe, kandidati tjetër me shumë gjasa, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte shefi i Shtabit Zgjedhor.Megjithatë, këta emra enee janë në nivel diskutimi.

Haziri dje ka deklaruar se nëse e propozojnë nga partia ai i ka disa kushte për ta pranuar këtë post.

Related posts

“Zbulohet marrëveshja mes Putinit-Vuçiqit-Thaçit-Ramës dhe Batonit për ndarje të Kosovës“

dardanianews

Ekskluzive: Gruaja e infektuar me Covid 19 del në qytet policia inicion procedurë ndaj saj

dardanianews

AFATET KALIMTARE DHE PAZARET POLITIKE!

dardanianews