17.5 C
New York
September 25, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Reagon edhe Anton Quni pas deklaratës së Shkëlzen Gashit: Serbët e zënë rob nga Brigada 138 sot janë…

Edhe komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e Koshare, Anton Quni ka reaguar pas deklaratës së Shkëlzen Gashit ku e akuzoi UÇK-në për krime.

Quni me një reagim në Facebook, tregon se si janë respektuar ligjet e luftë, kur Brigada 138 kishin zënë rob ushtarët serbë dhe sot vazhdojnë të jetojnë pranë familjeve të tyre.

Quni thotë se nuk e kanë sulmuar askënd, por kanë mbrojtur pragun e shtëpisë.

Ai shton se kushdo që e mohon këtë fakt, e mohon qenien, historinë e përgjakshme dhe sakrificën e brezave ndër shekuj për liri.

Postimi i plotë:
UÇK-ja ka zhvilluar luftë të drejtë dhe çlirimtare.

Në kulturën dhe traditën tonë të lashtë kemi mësuar se; Dardanët ishin të vetmit që i festonin fitoret me robërit e luftës dhe pastaj i lironin.

Se i kemi respektuar ligjet e luftës, ne të Brigadës 138 jemi dëshmitarë; ushtarët serb të zënë rob – sot vazhdojnë jetën pran familjeve të tyre.

Ne nuk e sulmuam askënd, ne luftuam për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, siç thoshte presidenti Rugova.

Kushdo që e mohon këtë fakt, e mohon qenjën, historinë e përgjakshme dhe sakrificën e brezave të tërë ndër shekuj për liri, demokraci e pavarësi.

Related posts

“Shqiponja e PDK-së” për krahë Kadri Veselit, kërkon zgjedhje

dardanianews

MË 2030, MYSLIMANËT DO T’I AGJËROJNË DY RAMAZANA PËR NJË VIT

dardanianews

Kjo komunë e Kosovës po ofron internet falas në qytet dhe deri tek fshatrat e thella

dardanianews

Leave a Comment