8.2 C
New York
December 4, 2020
DardaniaNews
Featured Shëndetësi

VAJZA ITALIANE MBETET MISTERI MË I MADH I COVID-19, TASH E 56 DITË REZULTON POZITIVE, POR NUK KA KURRFARË SIMPTOMASH

Manekinia e re italiane Bianca Dobroiu, 23-vjeçe, është një nga personat e parë në Bolonja të Italisë, tek të cilat është konfirmuar coronavirusi, shkruan Corriere.

Ajo edhe tani ka rezultuar pozitive ndaj këtij virusi vdekjeprurës, 56 ditë që kur është infektuar dhe nuk ka kurrfarë simptomash, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte liruar ngas spitali më 6 mars ku më pas ka vazhduar të qëndrojë në vetëizolim, pasi gjendja e saj shëndetësore nuk ishte kritike.

Prej kësaj kohe ajo vazhdimisht i është nënshtruar testeve të COVID-19 dhe katër herë ka rezultuar pozitive, kurse në një rast rezultatet kanë qenë shumë të paqarta. Testi i saj i fundit – i gjashti që është realizuar gjatë javës së kaluar, gjithashtu ka rezultuar të jetë pozitiv.

“Pacientja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por testet vazhdojnë të tregojnë se ajo është pozitive. Jemi duke e hulumtuar me kujdes rastin e saj. Me sa e dimë, askush deri më tani në Itali nuk ka rezultuar kaq gjatë pozitiv në testet e COVID-19. Kjo gjendje zgjatë jo më shumë se katër javë”, ka deklaruar infektologu Lussiano Atard.

Related posts

Evropa drejt çlirimit nga pandemia COVID-19

dardanianews

Elvisi, 7 vjeçari që shet mollë për të mbijetuar, mund ta shihni çdo ditë në Llabjan!

dardanianews

Çështje javësh vaksina kundër Covid-19, bota në prag të shpëtimit

dardanianews