1.7 C
New York
December 3, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

KOMUNIKATË E NËNDEGËS SË LDK-së NË WILISAU!

Vendimin e Kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, për kandidimin e z.Abdulla Hoti për kryeministër të Kosovës, e konsiderojmë të qëlluar dhe e përkrahim pa rezervë si zgjidhjen më të mençur jo vetëm për kohën nëpër të cilën po kalon vendi. Kandidati z.Hoti i plotëson të gjithë parametrat që i duhen një kryeministri, si në aspektin profesional, i përgatitur edhe në universitete prestigjioze jashtë vendit. Ka një përvojë profesionale dhe politike të duhur, gjithashtu kulturë dhe urti të lartë komunikimi, i vendosur në qëndrime, në respektim të ligjit, institucionalist i pa kompromis e besa trim i padiskutueshëm. Të gjitha këto cilësi e kompletojnë personalitetin e z.Hotit, të jetë një kryeministër i duhur për këto kohë e vite të vështira që po kalon vendi. Personaliteti i z. Hotit është i pranueshme dhe unifikuese në të gjitha shtresat e LDK-së. si dhe shumë i respektuar në diasporë. Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Wlisau i bënë thirrje anëtarësisë së gjer të LDK-së që më tepër se kurrë të ruajnë unitetin dhe mos të bien pre e propagandës majtiste të VV, së e cila me adoleshencën klandestine të saj dhe veprimet e dëmshme, po përpiqet me ç’do kusht ta dobësoi pozicionin politik, jashtë e brenda të Kosovës dhe të LDK-së, duke përdorur konfrontime, shpifje nga më të ulëtat dhe e nxitur nga eksponent të gjithfarë ngjyrave që ka brenda bashke me ato që luftuan rugovizmin edhe në të gjallë të liderit tonë historik. Këto agjenda socialiste të VV-së e të LPK së, janë të tejkaluara për Kosovën dhe LDK-në. Ato i takojnë të kaluarës dhe assesi nuk guxojmë të na përsëriten sot apo nesër, as kurrë më një diktaturë e tillë e zhvilluar në shtratin e popujve sllav që ende prodhojnë programe për shfarosjen tonë. Kosova është shtet demokratik i drejtuar ka aleatet e sajë historik si SHBA dhe Evropa.
Këtij kori zhurmagjinjësh te VV-së, i janë bashkangjitur edhe disa sharlatan të ashtuquajtur LDK-ist që i njohim, e tė cilët po përpiqen që agjendën e tyre të vajtimit ta arrijnë përmes VV-së. Nuk është hera e parë që këta laraman të LDK-së, përpiqen të realizojnë ëndrrën e tyre si në kohen e Dacit e në ndonjë rast tjetër. Dalin në skenë veç kur ka tollovi e ligësi pa mbarim dhe mbushin portalet me plot demagogji gjithfarëshe sikur po na dhimbset LDK -ja. Pasi të qetësohet gjendja dhe që LDK ta kthejë normalitetin, ashtu si në të kaluarën kur Kosova ka qenë në rrezik, atëherë të tillët e palojnë bishtin, zhduken për një kohë të gjatë, deri atëherë kur në skenë presin të dalë një fytyrë tjetër përsëritëse e skenarit destruktiv. Këta, fare nuk e kanë hallin te z. Osmani, që e qajnë me lot krokodili këtë dërdëllisje, por arritjen e qëllimeve të tyre shkatërruese e shofin vetëm përmes ndonjë akteri të rëndësishëm që i del LDK së kundër. Si nuk u mbushët mend njëherë e mirë e për tanaheret se LDK është kala e madhe, e kahershme dhe e fuqishme. Ju ka përballuar shumë dallgëve të historisë, duke dale edhe më e fortë. Kësaj radhe vetëm LDK pati guxim të merr këtë situatë në dorë ku armiqtë e jashtëm e të brendshëm e prunë shtetin e Kosovës në këtë gjendje. Është koha e fundit që të pastrohet e keqja njëherë e përgjithmonë në vendin tonë. Do të ketë veprime energjike e të guximshme, me respektimin e ligjeve në fuqi, me ministra të rinj e kredibil, me përkrahje nga të gjitha anët, o sot o kurrë.

Komisioni për Informim i nëndegës së LDK-së në Wilisau, 25-05-2020.

Related posts

Sondazhi i gazetës The Guardian: Joe Biden shënon epërsi rekorde ndaj Trumpit

dardanianews

Nëse rrini më shumë se 2 ditë jashtë Kosovës ju pret karantinimi

dardanianews

Rrëfehet klienti: Kështu më plaçkiti banka në kohë pandemie

dardanianews