3.7 C
New York
October 31, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Saranda Bogujevci i reagon ashpër Baton Haxhiut: Nuk ke të drejtë të flasësh për familjen time të vrarë

Deputetja e LVV-së, Saranda Bogujevci në një postim në rrjetin e saj social Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të gazetarit Baton Haxhiu.

Ajo është shprehur se as Baton Haxhiu e askush nuk ka të drejtë të flas se a duhen falur krimet e Serbisë.

Fatkeqësisht, gjerë tani nuk është se këto familje e këta qytetarë të prekur nga lufta në Kosovë kanë pasur përkrahjen e shtetit. Por, për një gjë të jeni të bindur të gjithë se edhe pa asnjë përkrahje nga instuticionet tona ne nuk do të ndalemi se kërkuari drejtësi për familjarët tanë të humbur e edhe për ne të mbijetuarit e asaj lufte”, ka shkruar ndër tjera Bogujevci.

Postimi i plotë:

Sot kemi shtetin se kemi dhënë shumë për të, secili person e familje, në një formë apo tjetër.

Para disa javësh vajza e Nekibe Kelmendit tha se “unë nuk e fal gjakun e familjarëve të mi”, as unë dhe familja ime nuk e falim gjakun e familjarëve tanë dhe ju garantoj që as edhe një familje nuk e fal gjakun e familjarëve të vet pa sjellur para drejtësisë fajtorët e atyre krimeve.

Nuk arrijë ta kuptoj se si individ e grupe të caktuara marrin të drejtën të flasin në emrin tonë se a dojmë drejtësi e pajtim.
Nuk e ka atë të drejtë ekskluzive askush të flas në emrin tonë pa e thënë ne fjalën e fundit për këtë çështje. Nuk i takon as Baton Haxhiut të na tregoj se a duhet të ketë amnesti për krimet që janë kryer ndaj familjarëve tanë nga pushteti serb. Edhe po të kalojnë 100 vite ne dhe brezat pas neve nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ato krime. Nuk i japim të drejtë askujt të vendos në emrin tonë.

Fatkeqësisht, gjerë tani nuk është se këto familje e këta qytetarë të prekur nga lufta në Kosovë kanë pasur përkrahjen e shtetit. Por, për një gjë të jeni të bindur të gjithë se edhe pa asnjë përkrahje nga instuticionet tona ne nuk do të ndalemi se kërkuari drejtësi për familjarët tanë të humbur e edhe për ne të mbijetuarit e asaj lufte.

Është e drejtë e jona, e askujt tjetër.

Related posts

Libri i ri i Rexhep Qoses: Enver Hoxha dhe Skënderbeu, atdhetarët më të mëdhenj në historinë e kombit

dardanianews

ErdhiDita e Analistëve, gruaja e Armend Mujës avansohet nga ministrja Rozeta Hajdari

dardanianews

Contour Global heq dorë nga ndërtimi i Kosovës së Re, e fajëson Albin Kurtin

dardanianews

Leave a Comment