11.2 C
New York
November 27, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Dega e LDK ne Suharekë, kundër qëndrimit të kryetarit e deputetit Ardian Shala

Në Kuvendin zgjedhor të degës të mbajtur më 29 Qershor të vitit të kaluar mori drejtimin e Degës. Në zgjedhjet e 6 Tetorit të vitit të kaluar arriti të marrë vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, shkruan Botapress.
Por Ardian Shala duket se nuk i ka punët mirë jo vetëm me Kryesinë Qendrore të LDK-së dhe më shumëciën e kolegëve të tij deputetë të LDK-së në Kuvendin e Kosovës por as edhe me shumicën e anëtarëve të Kryesisë së Degës së LDK-së në Suharekë.
I pari që ka shprehur kundërshtimin jo vetëm ndaj qëndrimtit të Shalës në Kuvendin e Kosovës por edhe me rastin e zgjedhjes së tij Kryetar dege është Sali Asllanaj, ish-kryetar e aktualisht nënkryetar i Degës.
I kontaktuar nga Botapress, Sali Asllanaj thotë se nuk pajtohet me votimin kundër mocionit të deputetit Shala në Kuvendin e Kosovës dhe se ai e shumica e anëtarëve të Kryesisë shprehin përkrahjen për vendimet e Kryesisë Qendrore. “Unë dua të flas në emrin tim e jo të kryesisë për faktin se edhe pse mbaj postin e nënkryetarit, në shenjë pakënaqësia kam bojkotuar të gjitha mbledhjet e deritashme të thirrura nga ky kryetar. Por me sa kam informacion shumica e anëtarëve të Kryesisë së Degës janë kundër qëndrimit të Ardian Shalës në Kuvendin e Kosovës dhe në relacion me vendimet e Kryesisë Qendrore. Unë personalisht pëkrah Avdullah Hotin për kryeministër dhe shpresoj në suksesin e tij” thotë Asllanaj për Botapress.
Të këtij mendimi janë shprehur edhe anëtarët e tjerë të Kryesisë si Avdyl Sopaj e Viktor Markaj.
Sopaj ka thënë për Botapress se sygjerimi i shumicës së anëtarëve të Kryesisë ka qenë që të mos votohet kundër Vendimit të Kryesisë Qendrore por duket se ai nën trysninë e Vjosës nuk e ka votuar mocionin. Për shkak të rrethanave me koronavirus ne nuk jemi mbledhur këto ditë por në rrethana të tjera të afërt do të shohim se si do të veprojë Kryetari Shala, a do të rikthehet me shumicën në Kryesi apo si do të veprojë ai” ka thënë Sopaj për Botapress.
Edhe Viktor Markaj, anëtar i Kryesisë e aktivist i kahmotshëm i LDK-së në Suharekë si dhe nënkryetar i Degës së LDK-së në kohën e Ukë Bytycit, ka përsëritur qëndrimin e shumicë së anëtarëve të Kryesisë së Degës, kundër qëndrimit të kryetarit Ardian Shala.
“Mund të them se Dega nuk e mbështet qëndrimin e kryetarit Shala. Madje prej 19 anetarëve të Kryesisë, janë vetëm 2 apo 3 veta që e përkrahin kryetarin ndërkaq shumica janë kundër qëndrimit të tij dhe në përkrahje të Kryesisë Qendrore si për ceshtje të mocionit ashtu edhe të krijimit të koalicionit të ri qeveritar” është shprehur Markaj për Botapress.
Botapress e ka kontaktuar edhe Ardian Shalën përmes rrjetit social Facebook, sic i ka kontaktuar edhe bashkëbiseduesit e tjerë, por ai megjithëse e ka parë mesazhin nuk e ka parë të udhës t’i përgjigjet pyetjes e interesimit tonë.

Related posts

Mësohet gjendja e gjakovares që shkoi në QKUK pas dyshimit se është infektuar me koronavirus

dardanianews

Vjosa Osmani kujton Dr. Ibrahim Rugovën në ditën e presidentit: Atë as bombat nuk e ndalën

dardanianews

SKANDAL/ Djali i Mentor Shales (9 vjeç) në emisionin “Super Gogo”, paguhej hiç me pak se 4.000 euro për një episod javor 20 minuta!

dardanianews