7.1 C
New York
January 15, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

U PËRFOL SE LIMAJ URDHËROI VRASJEN E TIJ NË LUFTË, TASH MUND TË BËHEN BASHKË NË QEVERI

Një figurë e vjetër dhe shumë e përfolur e skenës politike të Kosovës, pritet të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë në qeverinë e re të Kosovës.

Krijimi eventual i një shumice të re parlamentare nga LDK-ja, AAK-ja e Nismës, do t’ia bëjë një vend në ekzekutiv edhe Blerim Kuçit, anëtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Re. Emri i tij është konfirmuar nga partia si i propozuar për ministër të Drejtësisë.

Në këtë qeveri, Kuçi do të bëhej për herë të parë pjesë e një ekzekutivi me Fatmir Limajn, kreun e Nismës Socialdemokrate, emri i të cilit është përfolur për zëvendëskryeministër.

Kuçi dhe Limaj e kanë një të kaluar të përbashkët. Kjo e kaluar e tyre ndërlidhet me ngjarjet e ndodhura gjatë dhe pasluftës në Kosovë.

Emrat e dy pjesëtarëve të UÇK-së ishin përmendur në një dokument 200-faqësh, të publikuar në Kohën Ditore, që përmbante dëshminë e një ish-dëshmitari të mbrojtur të EULEX-it për rastin “Kleçka”. Rasti kishte marrë epilogun final në maj të vitit 2016, kur Limaj dhe të tjerët ishin liruar nga akuzat për krime lufte.

Sipas dëshmisë së dëshmitarit të koduar “X”, të vitit 2011, Limaj e kishte arrestuar Kuçin dhe e kishte sjellë atë në Kleçkë, burgun e improvizuar të UÇK-së.

Sipas dëshmitarit “X”, rasti kishte ndodhur më 1998. Limaj, siç pretendonte dëshmitari, kishte thënë për Kuçin se duhej të ekzekutohej.

“Kuçi ishte burgosur për ca kohë dhe ishte mbajtur në shtëpinë kryesore. Kur e sollën në kamp, Limaj më tha nëse e liron këtë do të të vras. Ky duhet të ekzekutohet. Pas disa ditësh Dobruna e lëshoi urdhrin me shkrim ku thuhej se ai dëshironte që Kuçi të çohej pranë tij. Unë e mora letrën por më vinte keq që nuk munda ta ekzekutojë urdhrin e Dobrunës”, kishte thënë dëshmitari “X”.

Dëshmitari tha se Limaj e konsideronte Kuçin dezertor të luftës.

Por, Kuçi ishte lënë i liruar nga burgu i Kleçkës pas 20 ditësh me urdhër të ish-kryetarit Gjykatës së UÇK-së, Sokol Dobruna. Kjo ishte bërë pa dijeninë e Limajt, sipas të njëjtit dëshmitar.

Sipas dokumentit 200-faqësh, dëshmitari kishte thënë se Limaj ishte zemëruar kur kishte dëgjuar që Kuçi ishte liruar. “Ai po më kërkonte dhe kisha frikë se mos më vriste,” kishte thënë dëshmitari.

Por, Kuçi kishte refuzuar të dëshmonte kundër Limajt dhe të tjerëve në rastin “Kleçka”. Për këtë shkak, Kuçi ishte arrestuar në prill të vitit 2011 dhe me vendim të gjykatës ishte vendosur në paraburgim për 30 ditë.

Në kohën sa ishte mbajtur në paraburgim, ish-ministri i Brendshëm i Qeverisë së Kosovës ushtronte funksionin e kryetarit të Komunës së Suharekës.

Edhe karriera politike e Kuçit, përfshirë kohën sa kishte udhëhequr me Komunën e Suharekës, është përcjell me dyshime për implikime në afera korruptive. Këto dyshime nuk u vërtetuan asnjëherë nga gjykatat.

Emri i Kuçit ishte përfshirë në procesin e dyshimtë të privatizimit të vreshtarisë në Suharekë. Bëhet fjalë për disa transaksione të dyshimta në procesin e shitjes së ndërmarrjes NBI “Suhareka”.

Ish-ndërmarrja e vreshtave NBI “Suhareka”, ishte privatizuar më 2007 dhe fitues qe shpallur “Agrokosova Holding”.

Lidhur me këtë rast Prokuroria Speciale e Kosovës kishte zhvilluar hetime në vitin 2011. Në mesin e atyre që ishin hetuar ishte edhe Blerim Kuçit, kreu i Komunës së Suharekës. Mirëpo, hetimet e Prokurorisë së Shtetit ishin mbyllur pa rezultat disa muaj më vonë.

E kaluara e të propozuarit të AAK-së për ministër të Drejtësisë, ndërlidhet edhe me biznes dhe tenderë të dyshimtë publikë.

Blerim Kuçi është pronar i kompanisë “Hidroterm”, e cila kishte marrë hise në tenderin për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë në Hajvali.

Tenderin për këtë projekt që është më i madhi në Kosovë në fushën e drejtësisë e kishte fituar një kompani bullgare, e cila për nënkontraktor kishte zgjedhur kompaninë Hidroterm të Kuçit.

Related posts

Anton Quni si kurrë më parë i kundërpërgjigjet Vuçiqit për deklaratën për luftë

dardanianews

Çka je frustruar Milaim Rrenci? Unë nuk thash se dy vrasësit që kanë qenë me ty e kanë vra Ahmet Krasniqin

dardanianews

Anëtarja e VV’së: Nuk rri në VV nëse i shajnë invalidët dhe nuk testohem me testet që erdhen nga Serbia

dardanianews