6.2 C
New York
January 17, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Pacolli thotë se i është anuluar leja për aterim në Aeroportin e Prishtinës për aeroplanin e tij

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se i është anuluar leja e uljes në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Këtë e ka quajtur privim të drejtpërdrejtë nga e drejta e tij për të lëvizur.

“Anulimi i lejes së uljes në aeroportin e Prishtinës për aeroplanin tim është privim i drejtpërdrejtë i së drejtës sime për të lëvizur”, ka shkruar Pacolli.
Minuta më parë, Pacolli reagoi përmes një shkrimi në facebook, rreth çështjes së kthimit të tij në Kosovë, ku ndër të tjera tha se qeveria Kurti në mënyrë diktatoriale po i pamundëson atij të kthehet në Kosovë dhe të ushtrojë veprimtarinë e tij prej politikani.

Ai ka thënë se tash e dy muaj është i karantinuar bashkë me fëmijën në Zvicër, ndërkohë ka pyetur qeverinë e Kosovës se a do të veprojnë njësoj edhe me diplomatë zviceran apo të tjerë perëndimor nëse ia mësyjnë Kosovës.

“Kjo qeveri sot në mënyrë primitive, diktatoriale, më privon të kthehem ne vendin tim! Më pengon të zhvilloj veprimtarinë time parlamentare në shërbim të Atdheut tim! Akti ndaj meje, në kundërshtim me gjithë ligjet ndërkombëtare, madje dhe me vendimin e fundit të Gjykatës kushtetuese, nuk është akt force, por akt dobësie”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.

Kthimi i Pacollit në Kosovë po diskutohet tani kur Lidhja Demokratike e Kosovës është në proces të formimit të një koalicioni të ri për formimin e qeverisë së re, e që vota e tij mund të jetë përcaktuese.

Related posts

Arbana Xharra largohet përfundimisht nga PDK? “Kapet” keq me Ganimete Musliun

dardanianews

Tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen edhe 31 pacientë

dardanianews

Qeveria mohon që Kurti të ketë dëshmuar në Hagë: S’ka pranuar kurrë ftesë

dardanianews