3.6 C
New York
January 20, 2021
DardaniaNews
Showbiz

Robert Berisha i kërkon publikisht falje Nora Istrefit

Telenovela’ e Norës dhe Robertit vazhdon.

Roberti në një prononcim drejtpërdrejtë i kërkoi falje ish gruas.

Duke folur për projektin e tij më të ri ‘Fërkoj Kalje’, ‘Kërkoj falje’ ai tregoi se kujt i kërkon falje.

Këngëtari tha se i kërkon falje prindërve të tij në pamundësinë për t’i takuar si shkak i koronavirusit por edhe herëve të kaluara pasi që ai ka qenë në të shumtën e rasteve në mbrëmje muzikore. Po ashtu,

ai tha se borxhli mbetet edhe ndaj Norës si nëna e vajzës së tij dhe i kërkon falje për gjithçka.

Në emisionin ‘Shqipëria Live‘ përmes një lidhjeje direkte, Berisha tha se i kërkonte falje edhe vajzës që nuk janë familje.

Njerëzit e mëdhenj dinë të kërkojnë falje. Tani do t’i kërkoja falje prindërve. Edhe pse kam bërë shumë për ta, kam punuar që 13 vjeç, prap i kërkoj falje. Babai ka qenë kompozitor, kanë pasur punë të mira dhe ato janë hequr prej pune, në vitin 1990. Unë vetëm 13 vjeç punoja. I kam ndihmuar shumë, por edhe i kam shqetësuar. S’kam pasur edhe kohë t’i vizitoj kohët e fundit. Nuk i kam takuar për shkak të izolimit, kam frikë për shëndetin e tyre. Babain e falënderoj që më la një profesion kaq të bukur, jam dashuruar me këtë profesion e falënderoj shumë. Norës do t’i kërkoja falje njësoj si mamit. Përveç faljeve dhe falenderimeve nuk kam asgjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Norës i kam borxh tërë jetën. I kam borxh si nëna e vajzës. E falënderoj që ka qenë pranë meje dhe dua t’i kërkoj falje gjithmonë asaj’, tha Roberti.

 

 

 

Related posts

“Drenicaku” godet Kurtin: Dulla kryen punë, nuk bon rima

dardanianews

Roberti nuk mungon me gjeste në fotot e Norës

dardanianews

Tayna filmon trupin, tregon ‘pa dashje’ të brendshmet në xhinset e zbërthyera

dardanianews