14.1 C
New York
October 26, 2020
DardaniaNews
Featured Shëndetësi

Gjaku i pacientëve të shëruar nga coronavirusi shitet ilegalisht online në vend të vaksinës

Doza gjaku “të imunizuar” të pretenduara se vijnë nga pacientë të shëruar nga coronavirusi, po shiten në rrjetet ilegale të internetit në vend të vaksinës.

Madje dhënësit e alarmit thonë se gjaku është vetëm një nga “produktet” që ofrojnë kriminelët teksa përpiqen të arkëtojnë sa më shumë nga pandemia.

Në një raportim të Institutit Australian të Kriminologjisë, thuhet se një këto faqe në internet mund të arrihen shumë shpejtë me disa kërkime të thjeshta, të cilat po përdoren nga grupet kriminale për tregtimin e artikujve të ndaluar, shkruan The Sun.

Vaksina e kura të rreme po shiten për rreth 15 000 euro secila, së bashku me mjete personale mbrojtëse si maska, doreza dhe kostume mbrojtëse.

Studiuesi Rod Broadhurst tha se nëse një gjak i tillë injektohet te dikush, ai rrezikohet të preket nga virusi.

Barnat e dizajnuara për sëmundje të tjera po shiten gjithashtu me pretendime të rreme se mund të luftojnë coronavirusin, siç janë ilaçet anti-malria hidroksilklorina dhe klorokuina, transmeton Telegrafi.

Në një studim tjetër nga analistët Ghost Data, më shumë se 10,000 llogari në Instagram – shumë të lidhura me Kinën – u gjetën duke shitur produkte, kinse mposhtin COVID-19.

Shkencëtarët besojnë se një vaksinë mund të jetë deri në një vit larg, kështu që dikush që shet një të tillë në internet ka të ngjarë të jetë një mashtrues. /Telegrafi/

 

Related posts

“Zbulohet marrëveshja mes Putinit-Vuçiqit-Thaçit-Ramës dhe Batonit për ndarje të Kosovës“

dardanianews

Gazetari nga Tirana jep dëshminë tronditëse – çfarë thoshin në Shqipëri për kosovarët

dardanianews

Mashtrimi/ Bankat komerciale në Kosovë nuk respektojnë vendimin e BQK-së për shtyrjen e afateve për këste

dardanianews

Leave a Comment