-5.1 C
New York
January 24, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Një minutë heshtje për gazetarët e vrarë dhe drejtësinë e cunguar

Ismail Berbatovci, Afrim Maliqi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Shefki Popova, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti janë gazetarët që u vranë para dhe pas luftës në Kosovë. Drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare me misione të njëpasnjëshme në Kosovë nuk kanë bërë asgjë në zbardhjen e këtyre rasteve.  Ndër vite, fjala e lirë dhe e guximshme e gazetës kombëtare “Bota sot”, u godit më së shumti.  Gazetarët e vrarë pas lufte, Xhemail Mustafa, Bekim Kastrati e Bardhyl Ajeti ishin pjesëtarë të gazetës “Bota sot”.

Më 3 maj shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë nënkupton një shtyp të pavarur dhe të lirë në demokracinë e një vendi. Roli i medieve është informimi i drejtë dhe i saktë ndaj publikut.

 

Mirëpo, krahas kësaj puna e gazetarit është punë në vështirësi dhe punë në presion.

Mediet në vendit tonë ballafaqohen me presione nga më të ndryshmet. Presoni ndaj tyre shpeshherë ka shkruar edhe më larg, deri në vrasje, e që shumica nuk janë zbuluar kurrë nga shteti.

 

Ismail Berbatovci, Afrim Maliqi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Shefki Popova, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti janë gazetarët që u vranë para dhe pas luftës në Kosovë. Drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare me misione të njëpasnjëshme në Kosovë nuk kanë bërë asgjë në zbardhjen e këtyre rasteve.

Ndër vite, fjala e lirë dhe e guximshme e gazetës kombëtare “Bota sot”, u godit më së shumti.

Gazetarët e vrarë pas lufte, Xhemail Mustafa, Bekim Kastrati e Bardhyl Ajeti ishin pjesëtarë të gazetës “Bota sot”.

Zogaj: Mediet janë e vetmja forcë stigmatizuese e së keqes, dhe mbrojtëset e së vërtetës dhe së drejtës njerëzore

Analisti Skënder Zogaj, për “Bota sot” thotë se, Dita botërore e lirisë së medieve është një ditë e rëndësisë së veçantë sepse, mediet janë e vetmja forcë stigmatizuese e së keqes, dhe mbrojtëset e së vërtetës dhe së drejtës njerëzore.

Ky është misioni i shenjtë i medieve dhe atje ku mediet e bëjnë punën mirë, ka zhvillim dhe përparim, ka gëzim dhe vlera të lirisë”, thotë Zogaj.

Mirëpo, a janë duke e vepruar kështu mediet në Kosovë?! Jo, aspak! Jemi dëshmitarë të një kaosi informativ, thotë Zogaj.

“Mediet kosovare janë bërë argat të bosëve të nëntokës së krimit dhe korrupsionit, atyre që i kanë vrarë me plumba gazetarët vërtetë misionarë të fjalës së lirë, dhe tash po i përdhosin mediat, duke i blerë pronarët e mediave dhe duke i joshur dhe shantazhuar, një numër të madh të gazetarëve që punojnë nëpër medie, e  që s’kanë lidhje me profesionin. Kjo i ka eliminuar nga mediet profesionistët e vërtetë që, kanë ikur ose janë përzënë, sepse nuk kanë pranuar tē bëhen telallë”, shprehet Zogaj.

Sipas tij, në vend të fjalës së lirë disa medie me keqpërdorimin e lirisë së fjalës po e vrasin të vërtetën e jetës.

Në krizën e thellë aktuale politike dhe shtetërore të Kosovës mediet, siç po e shohim të gjithë, janë kontribuueset me të angazhuara të degjenerimit, në vend të informimit, janë bëre altoparlant të propagandimit intenziv, që vendin po e çon kah lufta qytetare! Në ditën e 3 majit, të gjitha mediet kosovare, është dashur ta qesin në ballinë nga një shirit të zi dhe të reflektojnë për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhen”, përfundon Zogaj.

Paçarizi: Secila formë e presionit ndaj gazetarëve është sulm mbi lirinë dhe demokracinë

Ndërsa, profesori Rrahman Paçarizi, për gazetën “Bota sot” thotë se, pikësëpari gazetaria nuk është profesion i lehtë. Në kërkim të së vërtetës?

“Gazetarët ndeshen me mohuesit e saj, me keqbërës të ndryshëm dhe kjo e bën këtë punë të vështirë. Mendoj se liria e medies në Kosovë është relativisht e kënaqshme, pasi nuk ka presion sistematik shtetëror mbi lirinë e medies”, shprehet Paçarizi.

Ai më tej thotë se, megjithatë ka pasur sulme e kërcënime por edhe vrasje të gazetarëve të cilat asnjëherë nuk janë sqaruar deri në masën sa për të na sqaruar nëse ato vrasje kanë qenë të ndërlidhura me aktivitetin profesional të tyre.

“Sidoqoftë secila formë e presionit ndaj gazetarëve është sulm mbi lirinë dhe demokracinë prandaj në ditën e lirisë së shtypit kjo thirrje duhet të tingëllojë edhe me fuqishëm”, tha Paçarizi.

Mehazi: Në Kosovë gazetarët, opinionistët, mediat janë në rreziqe jo vetëm materiale, por deri në likuidim fizike

Profesori Sulejman Mehazi, për gazetën “Bota sot” ka thënë, liria e mediave në Kosovë jo që mungon, por në mënyrë permanente gazetarët, opinionistët, mediat janë në rreziqe jo vetëm materiale, por deri në likuidime fizike.

“Puna më e rëndë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni, Shqipëri e gjetiu është puna e mediave. Puna e gazetarëve dhe mediave, jo që nuk çmohet e vlerësohet, por gazetarët, opinionistet e analistët janë aq të ngushtuar nga pushtetarët sa që për shkak pasojave janë në gjendje të heshtin e mos të guxojnë të zbulojnë të vërtetën e hidhur korruptuese të elitës politike, gazetarët, opinionistët e TV-të kërcënohen edhe nga bandat e grupet e ndryshme partiake. Ai thotë, shkurt e qartë, të gjitha mediat e Kosovës janë nën censurën e pushtetit, përveç gazetës “Bota sot” që ka sakrifikuar gazetarët deri në vrasje. Se çfarë lirie kanë mediat në Kosovë tregon pushteti njëzet vjeçar i PRONTO-s në krye të qeverisë, që e ka kuptimin e censurës së hekurt të mediave nën ombrellën qeveritare” përfundon profesori Mehazi.

Related posts

Shpërthen djali i deputetit Fetah Rudit: “Mos ma shani babin o ju “militantë” të rrejshëm të LDK-së!”

dardanianews

Duma reagon ndaj Veliajt: Buratini i Ramës i kapur kokë e këmbë

dardanianews

“Ja dokumenti për ta goditur Vjosa Osmanin dhe LDK-në”, paralajmërohet partia e re nga Osmani me 9 deputetë të LDK-së

dardanianews