6 C
New York
October 31, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Serbia shpall konkurs për pranimin e mjekëve në Kosovë

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, më 22 prill ka hapur një konkurs ku fton të gjithë mjekët, infermierët dhe teknikët serb, që të aplikojnë për punë për periudhë të pacaktuar në Kosovë.

Kjo thirrje është bërë për siç thuhet në këtë konkurs, parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektive COVID-19.

Ky njoftim është publikuar edhe në gazetën zyrtare të Republikës së Serbisë, nga një urdhër prej ministrit të Shëndetësisë në Serbi, dhe është bërë me një procedure urgjente.

“Në përputhje me urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë, hapet konkurs për: Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë – 45 mjekë dhe 120 infermierë – teknikë, Qendrën Shëndetësore në Gjilan – 15 mjekë dhe 40 infermierë – teknikë dhe Qendrën Spitalore Klinike Prishtinë me seli në Graçanicë – 15 mjekë dhe 40 infermierë”, thuhet në njoftim.

Aty shkruan edhe adresat e aplikimit, me të dhënat e nevojshme të aplikantëve, ndërsa thuhet se data e fundit për aplikim është deri më 27 prill.

Kujtojmë, se gjatë pandemisë së Koronavirusit, në Kosovë nga Serbia kanë ardhë edhe disa mjekët, infermierë dhe teknikë të tjerë, e po ashtu nga Qeveria e Kosovë, është pranuar edhe një donacion prej 1 mijë testeve për Koronavirus.

Related posts

Sa para i ka në konto Endrit Thaçi djali i presidentit

dardanianews

Thaçi dekretoi Hotin për kryeministër, ky është veprimi i kryeparlamentares Osmani

dardanianews

Ja si e arsyeton Rexhep Selimi lejen për Jabllanoviqin që të shëtis lirshëm nëpër Kosovë!

dardanianews

Leave a Comment