24.6 C
New York
September 28, 2020
DardaniaNews
Lajme nga Bota Shëndetësi

Pas Italisë dhe Spanjës, edhe Franca jep një sinjal pozitiv në luftën ndaj COVID-19

Pas Italisë dhe Spanjës është Franca që jep një sinjal pozitiv në luftën ndaj COVID-19 teksa në 24 orët e fundit ka regjistruar 135 viktima.

Kjo është shifra më e ulët që shënon Franca në 6 javët e fundit, saktësisht prej 22 marsit.

Ndërkohë për të 25-ën ditë radhazi ka rrënie të pacientëve në terapi intensive në 3,827 si dhe të atyre në spitale 25,827.

Franca për 1 javë shkon në një rihapje graduale dhe për të këto shifra janë pozitive duke kujtuar se në këtë periudhë një muaj më parë shënoi mbi 1 mijë viktima në 1 ditë.

Sa i përket shifrave të përgjithshme, Franca numëron deri tani 168,693 të infektuar dhe 24,895 viktima, duke qenë kështu shteti i pestë më i prekur në botë pas SHBA, Italisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Image

Related posts

Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë — 90 të prekur gjithsej

dardanianews

OBSH-ja jep lajmin, tregon sa do të zgjasë koronavirusi

dardanianews

Turqia del zyrtarisht me ilaçin anti-Covid duke i thënë ”Jo” vaksinës

dardanianews

Leave a Comment