21.1 C
New York
September 30, 2020
DardaniaNews
Sport

Bundesliga pritet të rinisë javën e ardhshme, qeveria gjermane jep dritën e gjelbër

Bundesliga pritet të marrë aprovim nga qeveria gjermane për t’i rinisur ndeshjet e këtij sezoni më 15 maj, pasi që vendi po bëhet gati për zbutjen e masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Gazeta prestigjioze Reuters pretendon se masat e ndërmarra shkaku i koronavirusit do të vendoset të lehtësohen gjatë një telekonference me Kancelaren Angela Merkel të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Qeveria gjermane pritet fillimisht t’i lejojë dyqanet të rihapen qe nga 11 maji, ndërsa pesë ditë më vonë pritet edhe rinisja e kampionatit elitar të futbollit në Gjermani, Bundesligës.

Megjithatë, ndeshjet do të duhet të zhvillohen pa praninë e tifozëve në stadium, prapa dyerve të mbyllura, ashtu siç pritet të ndodhë edhe në të gjitha kampionatet e tjera që do të rinisin.

Shumica e klubeve të Bundesligës kanë qenë duke mbajtur stërvitje që nga muaji i kaluar, ndërsa ndeshjet kanë qenë të pezulluara që nga muaji mars, kur u pezulluan pothuajse të gjitha aktivitetet sportive në botë.

Deri në fund të këtij sezoni të Bundesligës kanë mbetur ende edhe nëntë xhiro, ndërsa DailyMail raporton se lojtarët mund t’i shohim në fushën e lojës me maska në fytyrë dhe pa të drejtë ta prekin njëri-tjetrin gjatë festimeve. /Gazeta Express/

Related posts

UEFA cakton datat e finales së Championsit dhe Europa League

dardanianews

“Bomba” e merkatos! Juventusi ia ofron Ronaldon Barcelonës

dardanianews

Bundesliga pritet të rifillojë me 9 maj, me 126 persona në stadium!

dardanianews

Leave a Comment