7.1 C
New York
January 15, 2021
DardaniaNews
Showbiz

Ja çfarë vetura vozisin bashkëshortet e vëllezërve Haradinaj

Anita dhe Lola janë dy motra të martuara për dy vëllezërit Haradinaj. Ato shumë herë paraqiten bashkë në rrjetet sociale si një familje e bashkuar. Ramush Haradinaj ishte kryeministër në qeverinë paraprake, derisa vëllau i tij është deputet në Kuvendin e Kosovës. Por meqë kanë arritur një marrëveshje me LDK-në për të bashkëqeverisur, pozitat e tyre edhe mund të ndryshojnë.

Mirëpo derisa ishin në pozitat e mëhershme ata kanë deklaruar pasurinë e tyre, përfshirë edhe ato që iu takojnë bashkëshorteve të tyre.

Kështu, Ramush Haradinaj ka deklaruar se posedojnë vetëm një veturë me bashkëshorten e tij dhe ajo është në pronësi të saj. Ai nuk e ka deklaruar tipin e veturës, vetëm se vlera e saj është 8 mijë euro.

Ndërkaq, Dauti ka deklaruar se paguan për veturën e bashkëshortes së tij 435.27 për muaj për një veturë që ka marrë si Leasing RBKO, por që as ky nuk e ka treguar tipin e saj, as vlerën totale./Bota sot

 

Related posts

E bukura e Tropojës provokon me dekoltenë e hapur

dardanianews

(VIDEO) Angela Martini ia thotë troç vjehrrit: U martova me djalin tënd për…

dardanianews

Lutfi Haziri nuk përmbahet , poston fotografi duke u puthur me bashkëshorten (foto)

dardanianews