19 C
New York
September 18, 2020
DardaniaNews
Lajme nga Bota

Loja e rrezikshme e Kim Jong-un, që u bë kinse i vdekur

Një ekspert i Koresë së Veriut pretendon së fundmi se Kim Jong-un mund të ketë inskenuar vdekjen e tij për të ekzpozuar tradhtarët e rrethit të brendshëm.

Pasi u zhduk nga jeta publike për 20 ditë, diktatori u shfaq në fundjavë në përurimin e një fabrike fertilizuesish.

 

 

Spekulimet mbi shëndetin e 36-vjeçarit ishin të shumta, ndërsa të gjitha silleshin rreth faktit se ai kishte vdekur.

Por tani që duket shëndoshë e mirë, gazetari australian James Morrow thotë se inskenimi i vdekjes së diktatorit ishte një provë për të parë sesi do të reagonte elita e Penianit.

Kim Jong Un seen laughing, smiling, smoking and waving to crowds ...

Ai shton se kjo do të zbulonte “tradhtarët” mes rrethit të tij, një lëvizje që e gjejmë të gatshme në manualin e udhëheqjes së Joseph Stalin.

Diktatori sovjetik Stalin kishte një kapje tmerruese ndaj njerëzve të tij, të cilët edhe disa ditë pas vdekjes së tij kishin frikë t’i hynin në dhomë.

“Ndoshta zhurmat për vdekjen e tij ishin ekzagjeruar shumë. Ai vendosi ta bënte këtë, për të parë sesi do të shkonin gjërat në lidhje me pushtetin, se cili do të përpiqej më shumë të merrte kontrollin”.

No indication Kim Jong Un had surgery during absence, South Korean ...

Në pamjet e fundit Kim dukej se kishte një shenjë misterioze injeksioni në parakrah, që bënte të spekulohej se kishte kryer operacion në zemër.

Një numër zëvendësimesh të mundshme përmendeshin në rast vdekjeje të Kim, duke përfshirë dhe motrën e tij Kim Yo-jong.

North Korean leader Kim Jong Un's photos hold few clues to ...

Tashmë James parashikon se Kim do të ashpërsojë më shumë dorën e tij kundër disidentëve.
“Besoj se shumë shpejt do të ketë spastrime në Korenë e Veriut,” shton ai.

Edhe profesoreshë Natasha Lindstaedt e University of Essex paralajmëron se Kim mund të nisë një valë të re ekzekutimësh publike për të shtypur disidencën.

North Korea investigating after 'news report' claims Kim Jong Un dead

Related posts

Vuhani merr vendimin pasi infektoi botën: Nuk do të konsumohen më kafshët e egra

dardanianews

Nuk e kishte vërejtur, surfisti sulmohet nga peshkaqeni, ndërron jetë në vend

dardanianews

Eksalon danezi, djeg librin e shenjtë Kuranin në mes të rrugës në Malmo

dardanianews

Leave a Comment