4.1 C
New York
February 27, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Nuk mund të shpërblehet dhe të blihet njohja e Serbisë me tokë shqiptare!

Në një intervistë, Josep Borrell ka folur për rëndësinë e samitit mes liderëve të BE-së dhe vendeve të rajonit që zhvillohet nesër përmes video-lidhjes. Ai, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, nuk e ka përjashtuar as idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës nëse për një gjë të tillë do të merreshin vesh Kosova dhe Serbia.

Ai ka thënë se, nëse palët merren vesh, “BE nuk mund të jetë me katolik sesa Papa”.
Të rrezikshme për Evropën i ka quajtur raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, shkëmbimet etnike-territoriale, duke shprehur në të njëjtën kohë befasi me qëndrimin e Joseph Borrellit për mospërjashtimin e idesë së ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.
Njëmend befasuese. Nuk jam e vetëdijshme rreth ndonjë debati dhe posaçërisht rreth ndonjë qëndrimi të BE-së, sa i përket shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi”, shkruan Von Cramon në “Tëitter”, duke kërkuar në të njëjtën kohë “debat në Parlamentin Evropian rreth kufijve, sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Rexhep Shahu, u shpreh që nuk beson në veprimet dhe vendimet e Evropës pasi nuk mund të bëj asgjë pa leje amerikane.

Më tej, Shahu u shpreh që Fuqitë e mëdha do të copëtojnë Kosovën. Siç nuk besoj se ngrihet në luftë Kosova apo Shqipëria apo kombi shqiptar për Kosovën, përveçse e ndotin rëndë ambientin me parulla patriotike.

“Vazhdoj të jem nga ata njerëz që nuk besoj se do ti shërbehet Serbisë me territore të Kosovës, nuk besoj se do të blihet njohja e Serbisë me tokë shqiptare për arsye se Serbia e ka humbë Kosovën me luftë dhe garantë është Amerika. Nuk besoj në veprime e vendime europiane pasi asgjë nuk bën dot Europa pa leje amerikane. Jam i bindur se siç është Kosova një projekt plotësisht amerikan lirie ashtu është vet Europa një projekt amerikan e ndërtuar siç është pas Luftës së dytë me fonde e projekte amerikane”.

Image

Rexhep Shahu

FOTO GALERI

“Besoj se Kancelarja Merkel dhe gjermanët nuk do e lejojnë që të shërbehet Serbia me territore Kosovë. Megjithatë situatën e turbulluar dhe pa vëmendje intensive në rajon për shkak të zgjedhjeve në Amerikë, nuk besoj se Fuqitë e mëdha do të copëtojnë Kosovën. Siç nuk besoj se ngrihet në luftë Kosova apo Shqipëria apo kombi shqiptar për Kosovën, përveçse e ndotin rëndë ambientin me parulla patriotike nga njëra anë dhe kërkojnë me çdo kusht tradhti e komplote tradhtie nga ana tjetër. Shpresoj e besoj se Amerika e mbron investimin e vet, Kosovën siç është”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.

 

 

Related posts

Kur mund të mbyllet zyrtarisht epidemia e COVID-19?

dardanianews

AKR nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti, ja arsyeja?

dardanianews

Komandant Nasimi bleu veç 220 hektarë tokë nga privatizimi

dardanianews