8.2 C
New York
December 4, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Osmani përkujton Fehmi Aganin: I shërbeu vendit me gjithë qenien e tij prej dietari e ideologu nacional

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani në 21 vjetorin e vrasjes së tij ka kujtuar veprimtarin dhe deputetin e LDK-së, Fehmi Agani.

Osmani thotë se Agani ishte një veprimtar i shquar që punoi fort për lirinë dhe konsolidimin e kombit shqiptar.

Agani ishte një ndër themeluesit e LDK-së i cili u vra më 6 maj 1999 nga regjimi gjenocidal serb i Millosheviçit.

Postimi i plotë:

Sot, në 21-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë njeriun e urtë e veprimtarin e madh, bashkudhëtarin politik të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, në lëvizjen e viteve ’90 për pavarësi, njërin ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mbi të gjitha, njeriun e dijeve e të ideve për konsolidimin e kombit, profesor Fehmi Aganin. Ai u vra më 6 maj 1999 nga regjimi gjenocidal serb i Millosheviçit. Vrasja e tij qe përpjekje për ta dobësuar vullnetin dhe këmbëngultësinë e shqiptarëve për liri dhe pavarësi.
Dr. Agani, njeri i urtë, tepër modest, por këmbëngulës në përpjekjen për jetësimin e idealeve të brezave për liri, qysh më 1968 qe njëri ndër bartësit e debatit për Republikën e Kosovës. Në vitet ’80 ai ngrehu zërin kundër diferencimeve politike dhe sidomos kundër ndryshimeve të dhunshme kushtetuese, për t’iu bashkuar nismës për themelimin e LDK-së, e cila u shndërrua në lëvizje të fuqishme kombëtare kundër ideologjisë totalitare dhe i bashkoi shqiptarët përreth idesë së lirisë. Profesor Agani i shërbeu vendit me gjithë qenien e tij prej dijetari e ideologu nacional. Ai ia dha lëvizjes urtinë e nevojshme për ta bërë të pathyeshëm idealin e shqiptarëve për liri dhe e mbajti të gjallë vazhdimisht ëndrrën për ta parë të jetësuar atë.
Profesor Aganin sot e kujtojmë si personalitet me mendim të thellë politik, promotor i mendimit politik ndër shqiptarë dhe i përafrimit të pikëpamjeve të ndryshme rreth projektit të shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci.

Related posts

Skandal diplomatik në Konsullatën e Kosovës në Tiranë: Konsulli sulmon fizikisht punëtoren

dardanianews

Vdes aktori Adem Mikullovci

dardanianews

Ish-eprori i UÇK-së tregon çfarë u thoshin ushtarëve të UÇK-së, Thaçi, Veseli e Çeku kur dilnin në veri: Mos na prishni me…

dardanianews