16.2 C
New York
November 30, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Qeveria mohon që Kurti të ketë dëshmuar në Hagë: S’ka pranuar kurrë ftesë

Pretendimet e gazetës serbe ‘Politika’ se kryeministri në detyrë Albin Kurti para pak muajsh ka dëshmuar në Gjykatën e Hagës me të njejtat fjalë që ka përdorur ish-këshilltair i tij, Shkëlzen Gashi, janë mohuar nga Qeveria.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se artikulli i gazetës serbe ‘Politika’ nuk qëndron.

Ai gjithashtu ka treguar që kryeministri Kurti nuk ka pranuar asnjëherë ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

“Jo, Kryeministri Kurti nuk ka pranuar ansjëherë asnjë ftesë nga Gjykata Speciale, dhe ky lajm nuk qendron”, ka thënë Kryeziu për Gazetën Express.

Ai ka thënë se për pretendimet e njejta është ngritur edhe padi ndaj ish-deputetit Milaim Zeka.

“Të njejtat pretendimet, duam të rikujtojmë që janë hedhur në publik javë më parë në disa studio televizive në vendin tonë, për të cilat pretendime tashmë është dorezuar padi”, ka theksuar zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu.

Gazeta serbe ‘Politika’ në një shkrim të publikuar në fillim të majit ka raportuar rreth deklarimeve të bëra nga Shkëlzen Gashi në cilësinë e këshilltairt të kryeministirt rreth vrasjeve të civilëve serbë nga individë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke u thirrur në burime brenda Prishtinës e njejta gazetë shkruan se “Shkëlzen Gashi ka ripërsëritur vetëm fjalët me të cilat para pak muajsh ka dëshmuar Kurti në Gjykatën e Hagës”.

Dekrlaimet e Gashit për individë të UÇK’së kanë rezultuar me shkarkimin e këtij të fundit nga Albin Kurti pas presionit të madh të shkaktuar nga reagimi publik./Express/

 

Related posts

Dy policë të Kosovës shpëtojnë një të ri i cili planifikonte të vetëvritej

dardanianews

Koronavirusi në Kosovë, infektologu Ahmeti: 2-3 javët e ardhshme janë vendimtare

dardanianews

Anita Haradinaj e mohon shkrimin e “Bota Sot” se është rrahur nga Ramush Haradinaj dhe është dërguar në emergjencë

dardanianews