7.6 C
New York
December 4, 2020
DardaniaNews
Sport

Zyrtare: Barcelona kampione e Spanjës, pas anulimit të sezonit

Ekipi i vashave të Barcelonës është shpallur kampione e Spanjës, pasi Federata e Futbollit e këtij vendi vendosi ta anulojë sezonin 2019/20 në Primera Iberdrola.

Kësisoj Barcelona e ka siguruar titullin e pestë në Primeria Iberdrola (2012, 2013, 2014, 2015, 2020), transmeton Gazeta Express.

Vashat e Lluis Cortes e mbyllin sezonin me nëntë pikë më shumë se vendi i dytë, Atletico Madrid, dhe si skuadër e pamposhtur këtë sezon në ligë, pasi i ka shënuar 19 fitore dhe dy barazime në 21 ndeshje.

Barcelona dështoi ta fitonte titullin në katër sezonet e fundi, por tani e ka rimarrë kurorën nga Atletico Madridi, i cili i kishte fituar tre titujt e fundit.

Kështu duket tabela përfundimtare në Primera Iberdrola pas anulimit të sezonit. /Gazeta Express/

Related posts

Lajm fantastik: Borussia Dormund rikthehet në stërvitje ditën e hënë

dardanianews

UEFA vendos datat: Ja kur rinis Champions League dhe Europa League

dardanianews

Ekskluzive: Bylbyl Sokoli aderon në këtë parti politike

dardanianews