17.5 C
New York
September 25, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

A janë të përfshirë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në vrasjen e komandant Drinit?

Në 20 vjetorin e vrasjës së njërit ndër komandantët më të zot të UÇK –së, ende nuk janë zbuluar vrasësit dhe as urdhëruesit e komandant Drinit. Edhe pse thonë se gjaku nuk humbët kurrë, edhe nëse autori nuk zbulohet kurrë.

Një gjë të tillë mbase e kanë harruar ata që vranë komandant Drinin. I njohur për trimërinë e pashoq në luftën e fundit, komandant Drini nuk arriti të shijoj aq shumë lirinë për të cilën dha shumë. Komandant Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Falë meritës së tij Prizreni ishte qyteti i parë që UÇK-ja e kishte marrë nën kontroll pas largimit të forcave serbe më 15 qershor të vitit 1999. Njeri i shkolluar, njohës i mirë i gjuhës angleze, komandat Drini para medieve të huaja pasqyroi pastërtinë e luftës çlirimtare duke deklaruar se “Ne asnjëherë nuk kemi lënduar civil, ne asnjëherë nuk kemi lënduar fëmijë, gra dhe pleq.

Secili që ka qenë i involvuar në krime do të jetë përgjegjës për atë që ka bërë. Të tjerët, janë të lirë të qëndrojnë, ne nuk do të bëjmë presion të asnjëri ”. Megjithatë Ekrem Rexha-komandat Drini kishte një “ mangësi “ për uzurpatorët e UÇK-së, pasi mbështeste presidentin Rugova. Kjo edhe e qoj tek vdekja e hershme. Ndonëse për vrasjen e komandantit Drinit ka pasur një proces gjyqësor, por e vërteta asnjëherë deri me tash nuk ka dalë në pah. Në një proces me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Pastaj u prish ky gjykim në mungesë provash.

Për vrasjën Ekrem Rexhës janë akuzuar edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët nuk kanë patur guximin të përgjigjen vullnetarisht në gjykatë për të dhënë dëshmi edhe pse janë akuzuar nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, në vend të tyre njëri përdori propagandën tjetrin heshtjen.

Gjykatat e tanishme në Kosovë nuk kanë guxim për të zbardhur një vrasje të tillë, ku mund të jenë të kyqyr edhe “ të medhenjtë” e politikës, andaj e vetmja  shpresë ekziston tek Gjykata Speciale.

Në vazhdën e e të gjithë ngjarjeve paslufte duhet të përfshieht edhe ajo e Komandant Drinit, njeriut që në 20 vjetorin e vdekjes kujtohet me mall dhe nostalgji.

Një vdekje e pazbardhur  duke lën në liri kriminelët deri në drejtësinë e mungur, për të cilët të gjithë pyesin deri kur?!

 

 

Related posts

Dalin rezultatet edhe katër të tjerë me koronavirus – shkon numri në nëntë

dardanianews

Gjithçka që dihet për vdekjen e 26 vjeçarit, reagime nga të gjitha anët

dardanianews

Edhe një i infektuar me Koronavirus në Kosovë, numri shkon në 17

dardanianews

Leave a Comment