2.6 C
New York
March 7, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Edi Rama tregon arsyen pse nuk i shkoi në takim Albin Kurtit

Pak ditë më parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, teksa fliste për pandeminë, akuzoi kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij ka refuzuar propozimin e tij për një takim Shqipëri-Kosovë me presidentin Ilir Metën, Thaçin, Osmanin e Ruçin për të patur një plan të përbashkët veprimi kundër Koronavirusi.

Por i ftuar në “Çim Peka LIVE”, Rama u shpreh se ky do të ishte thjesht një takim propagande.
“Nuk e kam parë të arsyeshme një takim të tillë propagandë. Se ç’pandemi do të luftonim ne në atë format?! Ndërkohë kishte edhe probleme të tjera në Kosovë. Për ju nuk e di, por për mua ishte një shfaqje që nuk e konsiderova të arsyeshme të merrja pjesë”, tha Rama.

Related posts

Kurti: S’lejojmë marrëveshje për shkëmbim territoresh as në Shtëpinë e Bardhë as në Shtëpinë e Gjelbër as në të Kuqen

dardanianews

Serbët i kthejnë prapa Kurtin e Osmanin

dardanianews

Nga Kimete Berisha: Ushtria Çlirimitare ‘Hashim Thaçi

dardanianews