7.5 C
New York
November 25, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Fotografia prekëse e luftës në Kosovë ka pushtuar botën: 30 orë ecje me vëllanë e vogël në krahë

Periudha e luftës së fundit në Kosovë është njëra nga ngjarjet më të trishta që s’do të harrohet me gjenerata, pikërisht për shkak të plagëve të rënda që ka shkaktuar

Imazhe të shumëta, të tilla janë shpërndarë nëpër tërë botën aso kohe, të fëmijëve duke u munduar të shpëtojnë nga plumbat.

E tillë është edhe kjo foto e fotografit  Yannis Behrakis e publikuar në prestigjiozen ‘Reuters’ në përshkrimin e së cilës thuhet se këta dy fëmijë, (emrat e së cilëve nuk dihen) kanë bërë 30 orë rrugë për të ikur nga policia barbare serbe.

Fotografia është realizuar mes viteve 1998-1999, në kohën kur refugjatëve iu duhej të ecnin në këmbë më shumë se 30 orë, kur u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe ecën me orë të tëra për të lëshuar territorin e Kosovës dhe të shpëtonin pa u vrarë a malltretuar nga serbët, gjë që mijëra shqiptarë nga Kosova nuk ia dolën.

Related posts

10 kosovarë në gjendje të rëndë, 54 duke u mjekuar, të rejat e fundit me COVID-19 në QKUK

dardanianews

Lul Raka shpallet fitues i çmimit ‘Evropiani i vitit’

dardanianews

Vdes një 69-vjeçar nga Suhareka me COVID-19

dardanianews