3.2 C
New York
January 18, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Isa Mustafa: Vjosa Osmani nuk e respekton LDK’në, të mos punojë me teke personale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar nënkryetaren e partisë së tij, Vjosa Osmani.

Mustafa ka vlerësuar se Osmani nuk e respekton LDK’në, teksa ka thënë se dëshiron që ajo të punojë pa “teke personale” si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

“Vjosa është kryetare e Kuvendit. Vazhdon ta kryejë punën. Dëshiroj që ajo punë të bëhet mirë, të mos ketë teke personale, hidhërime personale në kryerjen e atij funksioni”, ka deklaruar Mustafa në RTV21.

Mustafa ka folur edhe për qëndrimet e fundit të Osmanit, që kanë qenë të ndryshme nga ato të shumicës së partisë.

Ajo është deklaruar sa i përket qëndrimeve të saj për mocionin e mosbesimit dhe formimin e qeverisë së re. Nuk hyj në qëndrimet e saj. Shumica dërmuese në LDK e ka përkrahur mocionin dhe formimin e qeverisë së re”, ka thënë ai.

“Nëse është lartë me vota të LDK’së, duhet ta respektojë LDK’në”, ka thënë Mustafa, për Osmanin.

“Vetë fakti që ka dalë kundër mocionit, dhe kundër formimit të qeverisë në krye me njeriun e LDK’së, është mosrespektuese ndaj organizatës së vet”, është shprehur ai. /Express/

Related posts

Kosova ende ka një mundësi të artë që ta mbajë pandeminë nën kontroll

dardanianews

Kosovari që mori vaksinën antiCOVID tregon për efektet anësore që i përjetoi

dardanianews

Djathi gomarit shitet me Çmim prej 1000 Euro, ja ku prodhohet (VIDEO)

dardanianews