16.7 C
New York
September 18, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Kurti: Ja si e mora vesh për marrëveshjen sekrete Thaçi-Vuçiq

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në emisionin “Opinion” se ambasadori Grenell, i dërguar i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi është keqpërdorur nga presidenti Thaçi dhe Vuçiç.

Mes presidentëve të dy vendeve ka nëj marrëdhënie të shkurtër tha Kurti.

“Së pari ka shumë keqinformim nga kundërshtarët e qeverisë jo vetëm në uashington. Në anën tjeter ka 3 vjet që qarkullojnë fjalët për një shkëmbim terrtitorial dhe është Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë që kanë një marrëdhënie të shkurtër me njëri-tjetrin dhe ata kanë keqpërdorur ambasadorin Grenell në këtë çështje. Ambasadori Grenell vjen tepër vonë në marrëdhënien e shkrutër mes 2 presidentëve. Në konferencat ndërkombëtare qëndrimet publike të tyre janë të sinkronizuara” tha Kurti.

Ai theksoi edhe njëherë se midis dy presidentëve ka një marrëveshje të fshehtë. I pyetur se si ai ka rënë në dijeni të kësaj marrëveshjeje, Kurti tha se një këshilltar i Presidentit Thaçi ja ka parashtruar atë si propozim një këshilltari të tijë.

“Është një marrëveshje sipas të cilës Kosova duhet të heqë dorë nga komunat në veri të lumit Ibër, Kosova të marrë ca fshatra në Luginën e Preshevës por kurrësesi Bujanovcin dhe Medvegjën. Një bashkëpunëtor i Presidentit ka biseduar me një nga këshilltarët e mi dhe i ka prezantuar këtë që ju thash unë”, tha Kurti.

 

 

Related posts

Mjeku nga Berlini: 90 për qind e pacientëve në Gjermani e kaluan COVID-19 pa trajtim spitalor

dardanianews

Pack: E pafalshme se si udhëheqësit e LDK-së iu bashkuan lojës perfide të Thaçit

dardanianews

Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

dardanianews

Leave a Comment