7.5 C
New York
November 25, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Shoku i burgut të Albin Kurtit thotë se është sulmuar nga aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje

Ish i burgosuri politik dhe shoku i burgut të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Visar Ballovci, po thotë se dje është sulmuar dhe fyer rëndë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ballovci ka thënë se është duke marrë sulme e fyerje nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetës të kryeministrit në largim Albin Kurti.

Ai ka thënë se kurrë më keq se dje nuk është ndjerë, as kur ishte i burogosur nga regjimi i Milosevicit dhe ku e rrahën aq shumë dhe i dëmtuan shikimin.

Ballovci që njëherësh është edhe ish i burgosur politik, ka kërkuar nga Albin Kurti që t’i kërkojë falje publike për sulmet që sipas tij i janë bërë mbrëmë nga mbështetësit e LV-së.

Postimi i plotë i tij

Të nderuar miq mbrem kam par shumë,reagime kam marr shumë mesazhe e komente fyejse.

Si i i burgosur politik, e si i keqëtrajtuar nga policet e Millosheviçit nuk jam ndjer asnjeherë me keq se mbrëm nga sulmet e aktivistave të shokut tim të Burgut Albin Kurtit.

Pas shumë rrahjeve që i kam pasur, dhe goditjeve të rënda me kan shkaktuar probleme me shikimin, e që ato probleme i vuaj ende. Ju kam nënshtruar shumë operacioneve, operacionin e fundit e kam pasur në Gjermani falë ndihmës së Daut Haradinaj.

Për krejt kto vuajtje e kam dëshmitarë edhe Albinin, prandaj sot pres kërkim falje nga aj, dhe i lutem që të e ndal sulmin ndaj vlerave ose përndryshe më lindin dyshimet prap për të, njëjt si qysh më linden kur atë e liruan e as nje kime floku nuk ja dëmtuan.

Me rrespekt Visar Ballovci i burgosur politik!

Related posts

“Na detyruan amerikanët”! Klosi rrëfen takimin me shërbimin sekret serb: U morëm vesh për njëherë

dardanianews

Ky shtet do të testojë tërë popullatën për coronavirus

dardanianews

Befason Haki Rugova me deklaratën për Vjosa Osmanin, ja çfarë thotë tani!

dardanianews