17.1 C
New York
October 20, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Çun Lajçi, porosi Albin Kurtit: U pafshim në zgjedhje, zbriti kalit se më duket që ka cofë

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka dedikuar një postim në Facebook, kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Lajçi ka thënë se kishte shumë shpresa tek Kurti dhe se atë e kishte përkrahur me shkrimet e tij, por tani është dëshpëruar nga ai.

Sipas tij, Kurti nuk kishte guxim që ta vinte në lojë presidentin Hashim Thaçi, për marrëveshjen finale me Serbinë, përcjell Bota sot.

Ai ka porositur Kurtin që të përgatitet për zgjedhjet e reja.

Postimi i plotë i Lajçit NË Facebook, pa ndërhyrje:

U pafshim ne zgjedhje Albin

T’kam dashtë jo ma pak se Ibrahimin, jo ma pak se Ramushin, edhe pse me t’y kafe s’kam pi si me ata, edhe pse poezi për ty shkrua s’kam, si atyne, por deshtë kam me t’dashtë si ata, e me folë mirë për ty si për ata!

S’kam dashtë me ikë nga populli, ndaj t’kam përkrahë me shkrimet e mia, edhe pse s’mi ke lexua si Ramushi, e di!

Po Albin, me popullin e për popullin kam knua, që kur m’shkoi zani, ndaj s’deshta me u nda, dhe erdha bashkë me ta, tue dashtë me pa nji fluturë t’bardhë n’pranverën e vonë t’Kosovës se mashtrueme!

Po t’shkruej, jo me i dëshpërua ata mija kosovarë, t’moshave t’përzime, se janë shumë, e shumë t’dhanun mbas teje, por pse po dua me thye andrrën time, për nji Hamlet t’Ri n’Elsinor, që s’i trembet ballafaqimit, me t’vertetën e vdekjës se babës, me helmin n’vesh, nga gruaja mbretneshë!

Por ti s’e pate guximin e Hamletit Albin, me vu shfaqje n’shfaqje, me vu Hashimin n’lojë, m’u ballafaqua me ato harta e ato marrëveshtje n’Vashington, por gjete arësye t’nji shfaqje t’keqe, e as vetën se binde! Neve jo se jo!

T’kam dashtë me shpirtë Albin, se ndryshimin e kam dashtë. Kam dashtë me pa djalin tim mbas 36 vitësh, t’pakten roje pylli, pastrues rrugësh, roje nate, por s’mjaftuen andrrat, për shpresën e Kosovës n’duer t’bardha!

Unë po e thej vetën, jo shpresën rinore që janë me mija, nji me zanin tand, jo që t’kthehem rrugëve t’kota mbas Ramushit për nji demarkacion t’deshtuem, për nji Kullë t’falun, a për nji liberalizin që kurrë nuk ndodhi, por thjeshtë, se s’qenke Abdullah Pashë Dreni me mbajtë Amerikën n’konak, e me vdekë për te, siç vdiq ajo për neve, por nji aktor që mbrenda nji skene i ndrron katër karaktere, e rregjisori ta këkon vetëm nji, e s’asht i sigurt se cilin do ta interpretosh n’premierë!

Ibra, ai n’kokën e t’cilit betohet LDK por krejt populli, nuk dilte nga roli!

T’kamë dashtë, se burgu thojsha ta ka dhanë guximin, m’u ballafaqua me xhelatin, e ty t’mungoi kur u takove me Hashimin, dhe shumë leht hoqe dorë nga dialogu e nga shkuemja n’Vashington, se nuk e pate guximin e t’vujtunit m’u ballafaqua me smundjen!

Tash, mua m’duhet m’u ballafaqua me shamjet, nga simpatizantet tu, si ti me t’gjitha partitë, sepse ata po mendojnë, se duhet mendua si ti e si ata, bile edhe e me dashtë si ata!

Jo Albin, duhesh me mendua edhe ti si unë nganjiherë, jo gjithmonë unë si ti, se shefat s’janë n’qeveri vetëm për fjalën e vet, po për mendimin e shumicës që e kanë votu e për t’mirën e atdheut!

Dhe krejt n’fund!

Qeveria me gjason me shfaqjën, ajo mund të dështoi për fajin e regjisorit, ndoshta edhe t’aktorve, por kritikat na kanë ba, që n’shfaqjen e rradhës t’kemi kujdesë, e t’mos deshtojmë.

Ndaj, zbriti kalit, se m’duket që ka cofë, e përgaditu për zgjedhjet e ardhshme, që t’na e këthesh dëshpërimin e përformancës se keqe, me nji fitore t’madhe e si duhet!

Besoj se nuk e kam keq?

Mua, secili ka me m’pasë mbrapa për veprat e mira e mendjen e shëndoshë, ndaj edhe ti. Por këndellu pak!

U pafshim në zgjedhje!

 

 

 

 

 

 

 

Related posts

Destan Rrahmani: Vëllai i heroit te kombit Ismet Rrahmani nga Aqareva e Drenicës, fjale prekëse për Ibrahim Rugovën

dardanianews

“Ai nuk mësoi asgjë”, ish-ambasadori holandez sulmon Daçiqin pas deklaratës për varret e shqiptarëve

dardanianews

Vazhdon të bie numri i të infektuarve me Covid-19, në Kosovë

dardanianews

Leave a Comment