8.3 C
New York
December 4, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Ibrahim Kelmendi zbulon detaje për vrasjen e Ilir Konushevcit: Ja kush dha urdhër… pse e përmend Xhavit Halitin dhe Azem Sylën?

  • Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së, ka folur për vrasjen e heroit kombëtar Ilir Konushevcit.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, thotë se, Konushevci ra në prit nga vrasësit mercenarë, nën komandë të Bislim Demirit, atëherë ishte shofer i shefit të policisë në Bajram Curr.

Kelmendi shkruan se, me urdhër të Fatos Nanos, ish kryeministrit shqiptar hetimet nuk u zhvilluan dhe ai urdhër po zbatohet që 22 vjet që nga vrasja e Konushevcit dhe dr. Hazir Malës.

E pse u ndaluan hetimet, Kelmendi thotë se përgjigjen e dinë Xhavit Haliti dhe Azem Syla.

Postimi i plotë:

22-VJETORI I MARIRIZIMIT TË HEROIT ILIR KONUSHEVCI

U bënë 22 vite që kur prita nga vrasësit mercenarë, nën komandë të Bislim Demirit, atëherë shofer i shefit të policisë në BajrmCurr, vrau Ilir Konushevcin dhe Dr. Hazir Malën në Qafë Mali (afër BajramCurrit).

Iliri ishte shef i logjistikës së UÇK-së. Herë pas here e shoqëronte edhe mjeku Hazir Mala, i pasionuar për ta ndihmuar UÇK-në.

Me urdhër të ish-kryeministrit kuisling Fatos Nano, hetimet nuk u zhvilluan, dhe ai urdhër po zbatohet që 22 vjet, edhe pse ato vrasje dihet tashmë dhumëçka.

PËRSE qe ndaluar hetimi dhe gjykimi i vrasjes së Ilirit dhe Hazirit?

Përgjigjen e dinë komplotistët Xhavit Haliti dhe Azem Syla, nëse duan të reflektojnë…

I përjetshëm kujtimi dhe nderimi për Ilirin dhe Hazirin!

Related posts

Del edhe një video ku Kurti thotë se Qeverinë duhet ta bëjë shumica, e jo partia që ka fituar zgjedhjet

dardanianews

“Ma jep pak kripën’: Minuta e çmuar që kapi Gjermania dhe arriti ta frenojë koronavirusin

dardanianews

OBSH-ja jep lajmin, tregon sa do të zgjasë koronavirusi

dardanianews