3 C
New York
December 2, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Zyrtari i LDK-së mbledh rreth 30 persona për Iftar, policia i ndërhyn në shtëpi

Mbrëmjen e djeshme, Polica Rajonale e Pejës është njoftuar për një organizim Iftari në një shtëpi në Pejë, ku pjesëmarrës kanë qenë rreth 30 ose më shumë persona, teksa Indeksonline mëson se organizator ishte Durim Sheremeti, zyrtar i LDK-së, e ish shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Shtëpia e Sheremetit, ku ka ndodhur Iftari masiv, ndodhët në përskaj tranzitit që lidh magjistralet Pejë-Gjakovë me atë Pejë-Prishtinë, rruga ‘Asllan Pushka’.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zv.drejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ku me të marrë informacionin, njësitet relevante kanë intervenuar duke shpërndarë të pranishmit.

Policia ka ndërhyrë në një shtëpi, pasiqë ka marrë informacion se aty janë tubuar një masë e madhe personash të ftuar në një Iftar. Nikoqir ka qenë një ish-zyrtar komunal i Pejës. Në momentin e ndërhyrjes kemi hasur në rreth 20 persona, familjarë e miq të ftuar, në lagjen ‘Dardania’ i bie aty. Të tjerët siç duket e kanë kryer ceremoninë e ushqimit dhe janë shpërndarë. Ne e kemi bërë detyrën, i kemi shpërndarë me vërejtjen verbale. Kjo është e rrezikshme, dhe kjo nuk do tolerohet në këtë kohë kur vet institucionet si qendrore edhe lokale bëjnë thirrje që të respektohen rekomandimet dhe vendimet e Ministrisë së Shëndetit”,deklaroi zv/Drejtori Elshani.

Tutje Elshani ka thënë se Policia do të jetë e pandalshme dhe e pamëshirshme ndaj dukurive që rrezikojnë jetën e qytetarit, në këtë kohë kur bota po lufton me virusin e panjohur.

“Ne nuk e kemi ndërmend me u ndal kushdo qofshin këta njerëz, ish-zyrtar, ose zyrtar ose kushdo. E kemi me rëndësi jetën e qytetarëve e me veprime të tilla, pra si ky rast, pa nevojë po rrezikohet edhe shëndeti dhe jeta e policit. Duhet ti ruajmë njerëzit tonë”, tha Elshani.

Shtëpia e këtij ish-zyrtari, ku ka ndodhur Iftari masiv, ndodhët në përskaj tranzitit që lidh magjistralet Pejë-Gjakovë me atë Pejë-Prishtinë, rruga ‘Asllan Pushka’./Indeksonline/

 

Related posts

Foto e paparë e kryeministrit Avdullah Hotit kur ishte ne shkollën fillore

dardanianews

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane i bën thirrje Trumpit të lirojë ambasadorin Grenell nga detyrat në dialogun Kosovë – Serbi

dardanianews

Pas rënies në Koshare, ja personat që e bartën trupin e heroit Agim Ramadani, çfarë tha Sali Çeku në ato momente?

dardanianews