7.8 C
New York
October 30, 2020
DardaniaNews
Showbiz

I kane burrat shume te pasur/ Keto jane 6 Vajzat VIP qe u dashuruan dhe martuan me biznesmen

Ditët e sotme është një ndër trendet e kohëss të qenit e pavarur dhe të pasurit një biznes privat. Dhe, nëse kësaj i shtojmë dhe faktin se bëhet fjalë për figura të njohura të show-bizzit, e pse jo! Të shumta janë femrat VIP, të cilat pas karrierës së tyre në botën e spektaklit, kanë zgjedhur të krijojnë dhe shfrytëzojnë me figurën e tyre me se miri, një biznes privat.

Të shumta janë bukuroshet e ekranit, të cilat i janë drejtuar botës së biznesit duke zgjedhur rrugë të ndryshme ku të “shkëlqejnë” duke vënë në provë aftësitë e tyre si “busineswoman”.

Dhe ia kanë dalë, të shumta janë ato, të cilat kanë arritur të krijojnë një sukses edhe në këtë fushë. Por, duke ditur se fillimi është i vështirë, fama e emri që ato kanë bërë, përveç reklamave, ka qenë faktori numër një që u ka sjellë atyre një sukses të tillë.

Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se të nisurit e një biznesi kërkon kapital, gjë të cilën jo të gjitha e kishin, kështu që mund të shtojmë se të pasurit në krah të një partneri sjell jo vetëm mbështetje shpirtërore dhe fat në dashuri, por, gjithashtu, edhe në biznes.

Ndër to mund të përmendim disa prej VIP-ave, të cilët janë sot busineswoman të suksesshme apo edhe në hapat e para të tyre:

Alketa Vejsiu

Bukuroshja moderatore, ikona e famshme e televizionit Klan nuk është vetëm një figurë e dashur dhe drejtuese e shumë show-ve të njohur, por, gjithashtu, ajo ka edhe një biznes të sajin. Edhe pse e rezervuar, ajo njihet për martesën e lumtur që ka me biznesmenin Adrian, me të cilin ka dy fëmijë së bashku. Ai ka qenë shtylla edhe e nisjes së këtij hapi ku Alketa ka zgjedhur të jetë organizatorja e eventeve të njohura të vip-ave dhe më gjerë duke përfshirë këtu dasma, ditëlindje, festa beqarie etj. Ndër të fundit që Alketa me stafin e saj organizoi ishin dasma e Marinës me Getoarin dhe festa e beqarisë e Xhensila Myrtezajt.

Zaimina Vasjari

Zajmina pas një shkëputjeje nga bota e muzikës, vendosi të hapë një dyqan me veshje klasi dhe provokuese në emër të saj. Pas një bashkëjetese prej 12 vitesh me biznesmenin e njohur Klodian Asllani, ajo arriti që falë mbështetjes së tij të ndërmarrë hapin e hyrjes në biznes.

Zai ka spikatur për stilin e saj ekstravagant në daljet e shumta në skenë, të cilat zgjodhi t’i kishte pjesë të butikut të saj tepër të suksesshëm. Edhe pse në pritje të ëmbël të një bebeje, ajo nuk nguron të pozojë sërish për të reklamuar veshjet nga dyqani i saj, dhe mund të themi pa dyshim se është një mami shume e bukur.

Andrra Destani

Bashkëshortja bukuroshe e Sinan Hoxhës është më e reja, e cila do të nisë rrugëtimin e saj në botën e biznesit. Vetëm sot ka dalë lajmi se bëhet fjalë për një butik që sipas burimeve investimi ka qenë i madh, afërsisht 600 mijë euro. Duket se dashuria e këngëtarit të njohur për nusen e tij nuk paska fund dhe për t’ia bërë akoma më të dukshme, përveç surprizave të shumta, ka zgjedhur të investojë edhe këtë shumë marramendëse. Bukuroshja Andrra njihet për stilin e saj në të veshur dhe nuk e vëmë aspak në dyshim se edhe butiku, i cili pritet të hapet së shpejti, do të ketë shumë stil dhe elegancë.

Xhemi Shehu

Bukuroshja bionde, Xhemi nuk ka preferuar të flasë shpesh për jetën e saj private, kjo vihet re edhe në rrjetet sociale që ajo ka ku mungojnë foto familjare. Përveçse është moderatorja bukuroshe dhe aktorja e puntatave gazmore në “Portokalli”, Xhemi ka edhe një biznes privat të sajin.

Fatlumi, i cili ka arritur të rrëmbejë zemrën e bukuroshes është Ervin Sula, administratori i një shtypshkronje në Tiranë. Padyshim që ai ka preferuar që t’i japë mundësinë bashkëshortes së tij të ketë jo vetëm ngrohtësinë familjare, por, gjithashtu, edhe suksesin në biznes. Aktualisht Xhemi ka një SPA të sajën nga ku bën shpesh edhe reklamime nëpërmjet statuseve në rrjetet e saj sociale.

Adelina Berisha

Adelina deklaroi vetë ka mori propozimin e fejesës në Vjenë, duke treguar edhe unazën super të shtrenjtë. E më në fund, identiteti i tij u zbulua, dhe ai është Serjoza Markov, avokati më i pasur në Maqedoni qe tani eshte bashkeshorti i saj

Riselda Sejdia

Në Shqipëri, vërtet ka njerëz të varfër të cilët nuk kanë ku të kalojnë natën por ka edhe njerëz të cilët ushqehen me lugë floriri.

I tillë është rasti i pedagoges së Universitetit të Arteve Riselda Sejdia.

Pasuria e saj dhe luksi i shfrenuar në të cilin jeton vjen për shkak të martesës me biznesmenin Ajdin Sejdija, i cili është një ndër njerëzit më të pasur në vend.

Riselda është një ndër personazhet më të ndjekura në Instagram ku dhe reklamon jetën e shtrenjtë, rrobat firmato, udhëtimet e largëta e deri tek ushqyerja me lugë floriri.

Related posts

Aktori i “Twilight” vdes në moshën 30-vjeçare

dardanianews

E bukura e Tropojës provokon me dekoltenë e hapur

dardanianews

‘Do thërras policinë’, Arjola Demiri: Komshia vjen 3 herë në ditë në shtëpinë time

dardanianews

Leave a Comment