3.6 C
New York
January 20, 2021
DardaniaNews
Lajme

Policia tregon se çfarë ndodhi në Pejë me të moshuarin e armatosur (video/foto)

Policia Rajonale e Pejës ka dhënë detaje rreth rastit të ndodhur sot në qendër të qytetit ku të një i moshuar, i shtrirë në rrugë, është gjetur një armë zjarri.

79-vjeçari sipas policisë është rrëzuar në tokë, ndërsa afër tij është gjetur një armë ku ende nuk dihet nëse me të ka tentuar ta godas veten apo dikë tjetër.
Arma është përdorur në ajër mirëpo nuk është raportuar për të plagosur.

Fadil Gashi, zëdhënës i policisë në Pejë ka thënë për IndeksOnline se një person është rrëzuar, por tek ai është gjetur një armë ku deri tani nuk është arrit ende të konstatohet asgjë…nëse ka tentuar me shtënë në veten apo dikë tjetër.

“Personi në fjalë është rrëzuar ndërsa kur kanë shkuar policia e kanë pa që është lëndu, e kanë gjetur edhe armën afër tij. Personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës ku ka marrë lëndime nga rrëzimi”, ka thënë Gashi.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga ky rast ku shihet personi i shtrirë në rrugë si dhe pamje të armës së zjarrit./IndeksOnline/

Related posts

Lajm i mirë, arrin kamioni më plot ndihma për Kosovën

dardanianews

Ramadani: Situata epidemiologjike në Kosovë – më e mira në rajon dhe Evropë

dardanianews

Lajm i mirë: Dyfishohen pagesat për familjet në asistencë sociale

dardanianews