7.7 C
New York
November 25, 2020
DardaniaNews
Lajme nga Bota

Zvicra sot rihap shkollat fillore, dyqanet dhe restorantet

Autoritetet zvicerane i kanë ndërmarrë një varg masash për t’iu kthyer zhvillimit normal të jetës pas pandemisë, përfshirë rihapjen e shkollave dhe restoranteve.

Nga e hëna, në Zvicër do të rihapen shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, që do të thotë se mësimi do të vazhdojë për fëmijët deri në moshën 15-vjeçare, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Përpos shkollave, do të rihapen edhe dyqanet, muzetë, bibliotekat dhe restorantetet, me kusht që ato t’i respektojnë disa masa parandaluese, siç është distanca sociale.

Megjithatë, sipas vlerësimit zyrtar të qeverisë, niveli i rrezikut nga koronavirusi në Zvicër mbetet në shkallën e jashtëzakonshme, që nënkupton se situata ende nuk i është kthyer normales.
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Zvicra deri më tani i ka regjistruar 30,305 raste të infektimeve me Covid-19 dhe 1,833 viktima.

 

Related posts

Ja shtetet që hapin kufijtë më 15 maj

dardanianews

Publikohen për herë të parë fotot e Kim Jong-un sëbashku me sozinë e tij. Dyshohet se ka disa…

dardanianews

Pamje shokuese/ Njerëzit të shtrirë rrugëve pa ndjenja, rrjedhja e gazit shkakto masakër (FOTO

dardanianews