3.7 C
New York
October 31, 2020
DardaniaNews
Lajme nga Bota

E tmerrshme: Në mesin e të vrarëve në maternitetin afgan ka foshnja të porsalindura

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se dy foshnja të porsalindura janë në mesin e 13 personave të vrarë nga disa persona të armatosur në një maternitet.

Sulmi në spital filloi në orët e mëngjesit, kur tre persona të armatosur, të veshur me uniforma të rreme të policisë, u futën në ndërtesë dhe filluan të qëllonin me armë e të hidhnin granata.

Spitali ku ndodhi sulmi është maternitet dhe menaxhohet nga organizata humanitare “Mjekët pa Kufij”. Përpos viktimave, në këtë sulm raportohet se janë plagosur disa persona.

Zyrtarët qeveritarë thanë se disa mjekë kishin arritur të kërcenin në një objek tjetër të afërt me spitalin në kohën kur tre sulmues të veshur si policë kishin hyrë në ndërtesë. Ata qëlluan me armë dhe hodhën granata.

Lagjja ku ndodhi sulmi ka numër të madh të pjesëtarëve të komunitetit Hazara, që i përkasin sektit shiit dhe të cilët në të kaluarën janë sulmuar nga ISIS-i.

Për më tepër, ky grup e ka marrë përgjegjësinë për disa sulme të përgjakshme në kryeqytetin afgan në muajt e fundit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

 

Related posts

Edhe mbesa e Osama Bin Ladenit përkujton 11 shtatorin – “Vuajta me ty Amerikë”

dardanianews

Pas Italisë dhe Spanjës, edhe Franca jep një sinjal pozitiv në luftën ndaj COVID-19

dardanianews

Rroga 1000 euro dhe qiraja 15 euro në muaj, qyteti i ëndrrave ku papunësia nuk ekziston

dardanianews

Leave a Comment