10.3 C
New York
October 25, 2020
DardaniaNews
Natyra

Pamje nga Shpella e Pëllumbave në fshatin Astrazub, mësoni detajet e pathëna

Arsimtari i Gjerografisë, Bedri Krasniqi përmes një postimi në facebook, ka prezantuar detaje dhe fotografi nga Shpella e Pëllumbave, e cila gjendet në fshatin Astrazub të Komunës së Malishevës.

Postimi i plotë:

Vazhdojme…

SHPELLA ( GROPA ) E PËLLUMBAVE ( ASTRAZUP)

Foto Driton Krasniqi.

Shpella e Pëllumbave gjendet në Jugperëndim të fshatit Astrazub në malet Shkozës, përkatësisht në shpatin verior të malit Sad ( 816 m). Hyrja e shpellës është në lartësinë apsolute 798 m. Ka ekspozicion nga veriperëndimi.

Hyrja është natyrore dhe vertikale me një lartësi prej 3.5 m, kurse diametri i hyrjes është 2.5 m x 1.20 m. Kanali i shpellës është i gjatë 80 m. Gjërsia mesatare e kanalit të shpellës është 3 m, kurse lartësia maksimale 2 m. Shpella ka pak aktivitet kimik, nuk ka dekorime speliologjike, por ka rëndësi morfologjike, shkencore e arsimore. Por për shkak të detonimeve që bëhen në gurëthyesit që janë afër, ajo mund edhe të shembet. Banorë të shpellës janë lakuriqët.

Në zonën përreth shpellës ka forma tjera karstike që janë edhe shumë interesante siç jan skribat e humnerat. Interesante është “Shtëpia në Guri”, një lloj guve, pastaj humnera “Gropa e Trollit”.

Shkëmbinjtë e shpellës janë të vendosur gati horizontalisht, po ashtu edhe shkëmbinjtë e tavanit të shpellës kanë shtrirje horizontale. Shihet, sidomos nga fundi shpellës shkarjet e shkëmbinjëve të cilët mund të shemben.

Shpella larg Astrazubit është mëse 3 km dhe për të shkuar tek shpella nga fshati Astrazub është rrugë malore. Në hapsirën përreth shpellës rritën drunjtë si: bung, qarr, frashër, dëllinja, pisha, thana etj. Prej kafshëve derri i egër, lepuri, dhelpra, ujku, qakalli etj. Zona e maleve të Shkozës është e përshtatshme për gjueti.

Mbi fshatin Astrozub janë ngritur një numër i konsiderueshëm i gurëthyesve, të cilët rëndë po e dëmtojnë natyrën. Në fotot si më poshtë janë edhe nga gropa e Trollit dhe Shtëpija në guri./ Tv Malisheva

Related posts

FOTO/ Mendohej i zhdukur, shfaqet pas 136 mijë vjetësh zogu i rrallë

dardanianews

Mençuria e kafshëve shumëherë di të na befasojë duke parë veprimet e tyre që i bëjnë në natyrë

dardanianews

Momenti i frikshëm kur grënzi e mbytë miun përbrenda minutit!

dardanianews

Leave a Comment