22.8 C
New York
September 28, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

“Luftë” mes Mazrekajt dhe Milaim Zekës, shahen dhe akuzojnë rëndë njëri-tjetrin

Përplasje e ashpër virtuale është duke u zhvilluar në mes të ish-deputetit, Milaim Zeka dhe botuesit të gaztës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj.

E gjitha kjo nisi pas një deklarate të avokatit, Tomë Gashi, i cili kërkoi shpjegim nga Zeka se pse kryetari i PDK-së e quajti “Znaçkë”, transmeton Indeksonline

 

 

Reagimi origjinal i Milaim Zekës:

KMDLNJ: Milaim Zeka po trajtohet mirë në Qendrën e ndalimit - Albinfo

Gjevdet Mazreku ka qene i implikuar edhe ne vrasje

Kadri Veseli duhet me sqaru mutsihanen e znaçkes, jo une

Tom Gashi, njeri nga xhelatet me te famshem te ish regjimit te Millosheviçit, gjykates i regjimit serb, sekser i drejtesise, njeriu qe ka rrahur me dhjetera here gruane e tije, lypsin ne rruge, e rrahje me polic, tani qe nje kohe eshte bere imazhi i VV-se.

Ma i poshter se Toma, jane vetem ish shoket e mi te luftes dhe te paqes, te cilet, pasiqe i moren dosjen e tije, e rehabilituan, madje, njeri prej tyre, e beri edhe keshilltar juridik.

Ky Toma, sebashku me botuesin e gazetes serbe ne gjuhen shqipe, “Bota Sot”, udbashin gjevdet Mazreku, lansuan punen e “znaçkes”, qe ne gjuhen shqipe dmth nje shenje, per te aluduar se “gjoja, Kadri Veseli, po ditka diçka per lidhjet e mia me UDB-en”!

Kadri Veseli, i cili duke u tallur me deputetete e VV/se, te cilet kishin vu nepet setrat e tyre znaçkat e flamurit kombetar, mu pat drejtu mu ne Kuvend: -Milaim, ku e ke znaçken, pse nuk e ke ngjite?! Kaq ka qene! Pastaj udbash dhe femije te udbes, jane munduar ta keqinterpretojne ne menyrat e tyre. Por, Kadri Veselit i kam kerkuar disa here, edhe ne kohen kur isha deputet, edhe tani, qe ta sqaroje kete mutsihane, edhe te tregoje te verteten.

Po e them publikisht, nese Kadri Veseli, del para opinionit edhe deshmon per ndonje lidhje te mundeshme timen me UDB en jugosllave, une do te jap doreheqje nga jeta publike.

Le te dale Kadri Veseli dhe te flas publikisht per implikimin e Gjevdet Mazrekut ne grupin vezhgues te vraseseve te Kadri Zekes, Jusuf Gervalles dhe Bardhoshit.

Me fole per Gjevdet Mazrekun eshte sikur te flasesh per nje grope te mbushur me mutsihanet e UDB-es jugosllave.

Gjevda le te tregoje se kush eshte Vafsija, pronareja e Kioskes perballe ish Hotel “Metohise”, tani “Dukagjini “? Si ja hapen Vafsijes kete kioske Udbashet Sherif Bala dhe Mehmet Kurhasku, per t’i survejuar ata qe hynin e dilnin nga hoteli?

Sa i perkete ish gruas time, Hyra Birinxhikaj, e cila ka qene 9 muaje e burgosur politikisht ne vitin 1987, babai i saje, Rifat Birinxhikaj i denuar 5 vite burg, ne te njejtin proces gjyqesor me profesorin e nderuar Sali Kabashi, Ramadan Shala, Sahit Berisha, Dostan Bujupi, ti Gjevdet Udba, nuk vjen as te pluhuri i thembrave te kepuceve te saje. Jam krenar per pjesen e jetes me te, e mbi te gjitha dy vajzat qe i kemi bashke, njera inxhniere, tjetra mjeke.

Si duket te ka trembur lidheja e saje me ish deputetin e VV-se, Florin Krasniqin, i cili per ty ka dosje akoma me te renda, qe flasin per veprimtarine tende ne UDB, qe e bene edhe sot.

Gjevde, ti dhe disa shqipfoles keni thane qe une kam punuar ne JAT-in jugosllav, qe une e kam vra Ahmet Krasniqin ne Tirane, etj, etj. Tash po thoni jo une, po ish gruaja ime.

Edhe lopet e Suedise, me perjashtim te veglave te udbes, e dine qe kjo eshte genjeshter. Ish gruaja ime ka pasur agjenci udhetimi te vetin, qe ka shitur bileta per çdo kompani udhetimi.

Ti nuk ka njeri te luftes e te paqes qe nuk e ke poshtru. Me i ba bashke te gjitha gazetate serbe nuk kane shpifur, rrejte e denigru UÇK ne dhe te burgosurit politik ma shume se sa ti. Ti ke punu ne ate sektor te udbes qe kete qellim ka pasur.

Sa per pune te punes, une kurr kontrate me ty nuk kam pasur. Kontraten e kam pasur me Agim Malen, te cilit nuk ja ke leshu asnje para per rrogat e bashkepunetoreve. Te njejten gje ja ke bere Teki Dervishit, te cilin deri ne vdekje e kam pasur mik.

Se çfare hajni dhe i pabese je ndaj punetoreve, per ty flasin Blerim Shala, Halil Matoshi, dhe çdo gazetar qe ka punuar tek ti. Me fole per ty, eshte sikur pet nje shole te Kraleves.

Gjevdet, nese paskam ardhe me te vra me dy njereze, qysh po thu, ku ka ndodhe kjo ngjarje, ne Obri, apo ne Zvicer?! Edhe nuk paske lajmeru ngjarjen ne polici te Zvicres.

Per me kuptu te gjithe se çfare rrenci je, deri para tri diteve, nuk ka shkrim timin qe nuk e ka botu gazeta jote. E qysh me paske “njofte si udbash” prej vitit 1995, edhe me ke botu shkrimet e mia tri here ne dite.

Krejte ne fund: Çfare halli ke qe nuk vjen kurr ne Kosove?!!!

PS: Nuk flliqem me zbulu gjana private te familjes tande, per çka, bindu, qe di shume. Ti je mentalitet serborusosllav, qe vetem ne jeten e grave dini me preke…!!!

Reagimi i plotë i Xhevdet Mazrekut:

Pse sulmohet gjenerali Ramush Haradinaj ?

Milaim Zekën e mbajtëm në punë derisa e zbuluam se ishte bashkëpunëtor i Serbisë

Nuk e thonë kot, “mbrojtja më e mirë është sulmi”. Nuk do të kisha rënë në nivelin e ultë të Milaim Zekës, pasi është personi i fundit në planet me të cilin do të merresha, se thjeshtë nuk ia vlen.

Por, ajo që më nxiti ta shkruaj këtë tekst, është fakti se një ditë më parë, gazeta “Bota sot” vendosi ta trajtojë si temë çështjen e “Znaçkës”, së Milaim Zekës, të cilën e ri-aktualizoji avokati Tomë Gashi. Termi apo nofka “Znaçkë” nuk është e rastësishme. Kadri Veseli ia kishte përmendur “Znaçkën” Milaimit për t`i treguar se di diçka për të.

Por, çfarë di unë për Milaim Zekën?

Në ditët e para të fillimit të punës së gazetës “Bota sot”, me ndërmjetësimin e ish drejtorit të RTK-së, A.M. e patëm marrë në punë, si korrespodent, Milaim Zekën.

Milaimi na pati premtuar se do të na sillte materiale për publikim, të cilat lidheshin me masakrat e kriminelit serb, Arkanit. Për çudi, ato materiale nuk i pamë asnjëherë.

Por, ajo që pamë ishte edhe më e rëndë. Milaimi vizitonte shpesh Kompaninë Ajrore të Jugosllavisë apo JAT-in, që shfrytëzohej si Ambasadë e Serbisë në Suedi.

Pra, JAT-in e Millosheviçit! Zbuluam se aty punonte gruaja e atëhershme e tij. Na dukej e pakuptimtë se si një azilant politik, që ishte i përndjekur nga Serbia e nga Millosheviçi, ta kishte të punësuar gruan, pikërisht në JAT-in e Serbisë.

Në kohën kur Millosheviçi vriste shqiptarë, gruaja e Milaim Zekës ka punuar një JAT-in e tij.

Milaim Zeka, ndonëse njihej si një shqiptar i përndjekur politik nga Serbia, vizitonte pa frikë Ambasadën Jugosllave në Suedi.

Në kushte normale, një të përndjekur politik, Serbia do ta fuste në burg.

Me të zbuluar bashkëpunimin e ngushtë të Milaim Zekës me Serbi, T.D. ish drejtori i “Botës sot”, zhvilloi një debat të ashpër me A.M. i cili kishte ndërmjetësuar për punësimin e tij.

Pasi u përjashtua, Milaimi nuk i ktheu kurrë mjetet që ia kishte siguruar “Bota sot”, për të kryer punën e korrespodentit në Suedi.

Milaimi njihet si person që i ka shitur me para kasetat dhe dëshmitë e luftës në Kosovë. Kushedi çka ka mundur t`i shes Serbisë!

Ky është Milaim Zeka, gazetari “patriot” që përmes shpifjeve mundohet ta njollosë këdo që ia përplasë fytyrës të vërtetën, që i dhemb kaq shumë.

Për fund, e kam edhe një pyetje për Milaimin: A janë ende gjallë ata dy vrasësit, me të cilët erdhe dhe më vizitove në zyrën time, në Zvicër?

Milaim, tregoju njerëzve se çfarë porosie më sollën këta dy vrasës.

Nga kush ishin porositur?

Unë e di Milaim, por po ta lë ty që ta thuash!

Related posts

Mushkolaj-Bujupit: Për çfarë parimesh po flisni, keni marrë vota diku tjetër ndërsa keni kaluar në një parti tjetër

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: LDK nesër e mbledh Kryesinë në ora 10:00, në mesin e këtyre emrave e vendos kandidatin për kryeministër

dardanianews

Buxheti i vitit 2020 votohet në mesnatë

dardanianews

Leave a Comment